Është plaçkitur kisha e shën Arhanxhel Mihajllit në Shtimlje

25. 07. 2012. - 14:27 -- MRS
cs

Kisha e Shënjtit Arangjel Mihajllit në Shtimlje përsëri është shkatërruar dhe plotësisht e plaçkitur. Nga kjo kishë është marrë komplet çatia prej plumbi dhe instalacioni, ndërsa dritaret dhe dyert janë thyer krejt. Kompetentët në stacionin policor të Kosovës në Shtimle thonë se ky sulm nuk është motivuar etnikisht.

Në fillim të shekullit të 30-të është ndërtuar kisha e Shënjtit Arangjel Mihajllit në Shtimlje, një vend jo larg nga Prishtina, në të cilin sot nuk ka asnjë serb. Shkatërrimi i parë i kësaj kishe ka ndodhur në vitin 1999, direkt mbas sulmit të armatosur në Kosovë dhe në Metohi, kurse për herë të dytë gjatë egërsimit të shqiptarëve në mars të vitit 2004. Me pastrimin e kishësh, vendosjes së dyerve të reja, dritareve dhe gardheve prej metali, vitin e ardhshëm filloi rinovimi i kësaj shënjtësie serbe. Fatkeqësisht, kohët e fundit kjo kishë u gjend përsëri në goditje të të pafeve, të cilët e plaçkitën plotësisht thyen dritaret dhe dyert, morrën komplet instalacionin si dhe çatinë prej plumbi, me të cilën ishte mbuluar kisha. Kjo për pëshkopatën rashko-prizrene është një nga sulmet më seriozë ndaj kishës ortodokse serbe, i cili tregon se kjo shoqëri, por veçanërisht Policia kosovare nuk është në gjendje të mbrojë shenjtët kristiane prej shkatërrimit të paarsyeshëm dhe plaçkitjes.

Mund të them me siguri se Kosova është e vetmja pikë në Europë ku nënçmojnë dhe shkatërrojnë kishat krishtere dhe kjo të mos dënohet në mënyrë adekuate. Kjo është, thotë peshkopi Teodosije, turp për të gjithë botën e civilizuar.

Komandanti i policisë kosovare në Shtimlje Enver Avduli thotë se sulmi mbi kishën e shënjtit Arhangjel Mihajllo në Shtimlje nuk është i motivuar etnikisht. Policia arrestoi 4 persona nga Petrovi, fshat jo larg nga Shtimlja, për të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë në plaçkitjen dhe shkatërrimin e kishës. Tre personave u është caktuar paraburgim me kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndërsa një person, mbas mbatjes prej 48 orëve është lëshuar që të mbrohet në liri.

Në vitin 2009-2010, renovimin e kishës Arhangjel Mihajllo në Shtimlje e morri përsipër UNESKO, duke siguruar 75000 eura. Për shkak të vjedhjeve të shpeshta të materialeve dhe të dëmtimeve, anëtarët e Këshillit Europian, në raportin e këtij viti kërkojnë një mbrojtje më të mirë të këtij objekti. Prej peshkopatës rashko-prizrene theksojnë se asnjë shoqëri nuk mund të shpresojë të ardhme më të mirë, nëqoftëse për vite me radhë lejon shkatërrimin e pasurisë fetare dhe kulturore, e cila përfaqëson themelin e civilizimit europian.