Beogradi:Festimi i ditës së Danubit

30. 06. 2012. - 18:43 -- MRS
d

Në Ada Huja, gadishullin në Danub në Beograd sot ka filluar manifestimi qendror të ditës ndërkombëtare të Danubit në kuadër të cilës është shënuar edhe fillimi i revitalizimit të këtij gadishulli beogradas. Sekretari i përgjithshëm i Komisionit Europian për lumin Danub, Fillip Veller ka thënë në hapjen e manifestimit, që është i kënaqur sepse Serbia jep përpjekje për të ruajtur pjesën qendrore të Danubit. „Veçanërisht është e rëndësishëm përpjekja e bashkuar e institucioneve shtetërore, bashkësive lokale dhe të gjithë qytetarëve për të ruajtuar Danubin“, ka thënë Veller. Ai ka theksuar që Dita ndërkombëtare e Danubit përfaqëson rastin që 80 milion banorë në 14 shtete të vazhdojnë të kujdesin për atë lumë duke njohur vlerat e tij natyrore dhe bukurinë. Drejtori i Institutit Republikan për ujra Alleksandar Prodanoviq ka thënë që Danubi ka potencialin e madh ekonomik sepse Serbinë e lidh me Austri dhe Gjermani. Në ditën ndërkombëtare të Danubit, 29 qershor, në Serbi është nënshkruar marrëveshja mes delegacionit të BE-së dhe Agjencisë së Zhvillimit të Austrisë me vlerë prej 19.5 milion euro për zhvillimin e Danubit në Serbi.