
Mandatari për përbërjen e Qeverisë së Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar në vendin Bjelina që si kryeministër i ardhshëm, do të ketë për njërin prej prioriteteve zhvillimin e marrëdhënive të mira me BdheH-në. Daçiq, pas seancës me Bakir Izetbegoviq nga BdheH-ja, ka theksuar që si ministër të punëve të brendshme ka pasur bashkëpunim të mirë me agjencitë policore të BdheH-së. Daçiq dhe Izetbegoviq, që kanë qenë prezent në ceremoninë e hapjes kufitare Janja-Leshnica, kanë përfunduar që duhet të përforcohet bashkëpunimi rajonal.
