
Mandatari për përbërjen e qeverisë së re Ivica Daçiq ka deklaruar që sot do të bisedojë me liderin e partisë Rajonet e Bashkuara e Serbisë Mllagjan Dinkiq për programin dhe përbërjen e qeverisë së re. Daçiq gazetarëve ka thënë që me Dinkiqin do të diskutohet për porosi që i ka sjellë nga Brukseli, ku me zyrtarë europiane ka biseduar në tubimin e partive europiane me orientim popullor. Duke folur për qendrimin e qeverisë së re ndaj KdheM-së Daçiq ka cituar që nuk ka frikë që qeveria e re do të ndërprerë dialogun. Sipas fjalëve të tija, dialogu do të vazhdohet në pajtimin e orijentimit të Serbisë kah eurointegrimet, duke siguruar stabilitetin dhe paqen dhe duke ruajtur interesat nacionale. Ai thekson që shteti duhet të zvogëlojë shpenzimet, të lehtësojë burokracinë dhe që me zgjidhjet ligjore të mundësojë që pasuria shoqërore të përdoret dhe ndahet në atë mënyrë që të pasuritë të marrin pjesën më të madhe të krizës.
