
Në afërsinë tone, në Greqi miqësore, po zhvillohet drama ekonomike e politike që të gjithëve duhet të jetë shembulli i paralajmërimit, veçanërisht neve në rajon.
Greqia, pas zgjedhjeve të dështuara, përkohësisht ka marrë pushim. Qeveria teknike gjatë muajit të ardhshëm do ta përgatit zgjedhjet e reja, kurse Grekët prapë do të dalin në vendvotimet me 17 qershor, por këtë herë me dieni që vetëm vota për partitë të mëdha, që i kanë çuar në krizë, mund t’u mundesojnë ndonjë lloj të sigurisë. Zgjedhja, pra, është shumë e kufizuar. Duke votuar për parti të vogla, kanë krijuar konfusionin politik të plotë, çfarë vështirson edhe situatën kritike ekonomike në shtet. Megjithatë, koalicioni i tretë të plasuar nga majta radikale e SIRIZ-it ka qenë e palekundshme kur bëhet fjalë për masat e kursimit. “SIRIZ nuk refuzon qe të merrë pjesë edhe në qeverinë koalicione me Pasok, por vendimi i tillë ka ardhur nga populli grek.”, ka thënë i bindur lideri e koalicionit Aleksis Cipras, duke refuzuar ofertat e koalicionit të madh, ose qeverisë së bashkimit kombëtar.
Dy parti më të mëdha, partia e qendrës së dhjatë Demokracia e re dhe qendrës së majtë Pasko janë pajtuar që duhet të vazhdohet me masat e kursimit, për të plotësuar kushtet e FMN-së dhe partnereve europiane. Kështu shteti do të vazhdonte rrugën në të cilën është tani, do të merrte kreditë e reja, do të mbetet në eurozonë duke shmangur falimentimin. Dy parti kanë qenë të gatshme për marrëveshje, por kanë pasur nevojë për edhe një partner tjetër. Shumë analistët vlerësojnë që SIRIZ nga negociatat e dështuara do të ketë dobinë, sepse i rrit populariteti, dhe është e mundshme që në zgjedhjet e mëtejshme do të jetë fuqia më e fortë në parlament. Analizat tregojnë që, në qoftë se maja radikale në zgjedhjet e ardhshme të fitojë pushtetin e plotë, partitë që përkrahin masat e kursimit do të marreshinë vetëm një të tretën e vendeve në parlament. SIRIZ pohon që asnjë kursim ose zvogëlim të pagave nuk është i mundur. Deklarata e liderit të atij koalicioni mund të tregojë që ata paaftë vlerësojnë situatën e vërtet në shtet dhe marrëdhëniet brenda BE-së, ose ato që SIRIZ ndërgjegjshme mashtron votuesit.
Ky opcion i dytë është më i mundshëm, sepse Grekët janë trazuar mes dëshirës dhe realitetit, nga një anë nuk dëshirojnë që të zbatojnë masat e kursimit dhe nga ana tjetër shmica dëshiron të mbetet në eurozonë. Megjithatë, është interesante, deklarata e Ciprasit që mbetja në eurozonë mund të sigurohet edhe pa pranimi i kushteve që i japin BE-ja dhe FMN-ja. “Do të na luten që të marrim të hollat”, ka deklaruar, krejtë i sigurtë, nënktyetari i SIRIZ-it Dimitris Stratulis, duke pohuar që liderër europiane nuk dëshirojnë të rrezikojnë daljen e Greqisë nga eurozonë. Këtë votuesit dëshirojnë të dëgjojnë, por s’ka të bëjë shumë me realitet. Duhet marrë parasysh që përveç majtës radikale në parlament për herë të parë është futuar edhe dhjathta ekstreme, me 20 deputetë të partisë “Agimi i artë”, që përshëndetet me përshëndetje naziste me qëllime që të dëbojnë emigrantët. Deklarata e tillë e votuesve greke nuk ka gjetur pëlqimin në BE-në.
Mund të thuhet që para zgjedhjeve çdo gjë ka qenë më të kuptueshme. BE-ja në mars ka miratuar paketin e dytë të ndihmës për Greqi prej 130 miliardë euro. Është pajtuar edhe falja historike e borxhit. Tani çdo gjë është vënë në pyetje. Para fundit të qershorit Grekët do të kenë nevojë për 30 miliardë euro, dhe janë shumë afër faliminetimit. Kjo mund të shkaktone kaosin ekonomik në Greqi. Në BE-në sa më shpejtë flitet për bankrotin e kontrolluar. Shtetet e BE-së në kohën e fundit janë përgatitur për rastin e tillë. Pas zgjedhjeve në Greqi është zvogëluar gatishmëria e shteteve të tjera që prapë të ndihmojë Greqinë. Dalja e Greqisë nga eurozonë, do të sillte, vlerësojnë ekspertët, humbjen reale për Bankën Qendrore Gjermane prej 40 miliarë euro, çfarë nuk është pak, por siç pohojnë, buxheti gjerman do të përjetonte atë. Sa më dukshme janë edhe vlerësimet që falimentimi grek do të shpetonte eurozonën. Skenari i tillë shqyrtohet seriozisht.
Tani parashtrohet pyetja çfarë opcion Grekët do të zgjedhin në zgjedhjet e ardhshme. Nën presionin e propaganës krejtë populiste, nën dështimin e partive në të cilat kanë besuar shumë dekada dhe intolerancën më të madhe brenda BE-së, Grekët do të duhej të jenë shumë të urtë për ta shmangur skenarin më të keq. Ata, duket, nuk kanë ndërgjegjësi të plotë për rreziqe duke u futur në eksperiment “in vivo” duke mos kuptuar deri në fundin pasojat. Për atë aryse çdokush për ato pasoja duhet të mendojë mirë.
