
Me ekspozitën e artistit Dragolub Rasha Todosijeviq, zbulimin e skulpturave nga kolonia skulpturore e vitit të kaluar dhe koncertin e Stefan Millenkoviqit, në vendin Arangjellovac me 3 korrik, solemnisht ka filluar festivali i artit të 47-të në emrin “Mermer dhe tinguj”.
Festivali “Mermer dhe tinguj” është hapur solemnisht me ekspozitën e artistit Teodosijeviq, e cila përfaqëson pjesën e veprave nga korpusi i madh të këtij artisti të shquar beogradas. Mes tyre janë edhe fotografitë e formatit të madh që janë shpërblyer në ekspozitë me të cilën është përfaqësuar Serbia në Bienaljen e 54-të të Venecisë në vitin 2011.
Parku në banjën Bukoviçka është pasuruar me 4 vepra të reja nga mbledhja e vitit të kaluar të simpoziumit „Kurora e bardhe“. Veprat janë: skulptura minimalistike „Porta“ nga Todosijeviq, vepra e re e skulptorit Mrgjan Bajiq nën emrin „Dua Amerikën dhe Amerika do mua“, si edhe veprat e artistit Sllavko Zhivovanoviq „Vetëm ju shikoj“ si dhe nga artisti slloven Tobijas Putrih me veprën nën emrin „88 për qind“
Festivali i artit „Mermer dhe tinguj“ është shquar me traditë të gjatë të krijimit artistik dhe shfaqjes. Ai përfaqëson ekspozitën e skulptorëve që u pëlqejnë muzika, letërsia, programet artisktike, filmore dhe folklorike. Ky manifestim zgjatë 3 muaj verior dhe me atë klasifikohet si festivali serb artistik më i gjatë dhe më kompleks.
Në periudhën prej vitit 1966 deri më vitin 1973 janë krijuar 3 forma të veprimit kulturor dhe artistik. Secili ka karakteristika të veçanta, por janë lidhur ndërsjellë me programin plotësues: Simpoziumi i kulturës “Kurora e bardhe” nga viti 1966, Festivali “Mermeri dhe tinguj” nga viti 1968 dhe festivali ndërkombëtar “Bota e qeramikës” nga viti 1973 me simpoziumin e vet nga viti 1974.
Grupi i artistëve dhe të dashuruarit në art nga Beogradi dhe Arangjellovci në vitin 1966 janë vendosur për simpozumin e kulturës „Kurora e bardhe“. Në të njëjtën verë në minierën e mermerit, që është e njohur në botë në Vençac, 7 artistë kanë krijuar skulpturat e veta që i kanë vendosur pastaj në parkun e Banjës Bukoviçka dhe duke krijuar në atë mënyrë një muze dhe mbledhje specifike të skulpturave nga mermeri i bardh në të hapur. Më shumë se 200 artistë kanë realizuar projektet e veta në simpoziumin „Kurora e bardhe“ kurse skulpturat e tyre janë vendosur në shumë qytete të ish-Jugosllavisë.
Vëmendjen e veçantë në kujtimin e atyre që ndjekin festivalin „Mermeri dhe tinguj“ janë emra të shquara të shumë artistëve, shkrimtarëve, kritikuesve, regjisorëve, kompozitorëve, gazetarëve, dirigjentëve etj. siç janë Alleksаndаr Gjonoviq, Brаnko Jovаnoviq, Dushаn Mihаilloviq, Gjurа Jаkshiq, Mihovill Logаr, Stevаn Stаniq, Millutin Çolliq,Gjorgje Kаdijeviq etj.
Nga viti 1973 atij simpoziumi është paraprirë edhe arti i qeramikës dhe në atë mënyrë është lindur festivali ndërkombëtar „Bota e qeramikës“. Nga viti 1974 deri sot çdo verë në vendin Arangjellovac tubohen artistët më të shquar të qeramikës, duke punuar me cilësi të lartë duke tentuat t’ia kthejnë repotacionin aritit më të vjetër të njerëzimit. Në muzeun nacional në Arangjellovac ku në këtë moment është mbledhja e qeramikës artistike të këtij festivali, rruhen 800 vepra artistike që janë krijuar në simpoziumin e festivalit artisktik „Mermeri dhe tinguj“.
