Gjokoviq prapë luan për Serbinë në Dejvis Kup

20. 08. 2012. - 17:06 -- MRS
d

Tenisti serb Novak Gjokoviq pas dështimit në finalën e mastersit në Sinsinati nga Roxher Federer ka thënë që në sezonin e ardhshëm prapë do të luajë në ekipin kombëtar në Dejvis Kup. Në dy vjet të kaluar nuk kam luajtur shumë për kombëtarjen, sepse kam pasur një orar të vështirë të ndeshjeve. Në Lojrat Olimpike në Londër kam folur me selektorin Bogdan Obradoviq dhe i kam thënë që do të kthehem në kombëtarjen duke tentuar të fitojë edhe një titull të tjerë të Dejvis Kupit, ka deklaruar Gjokoviq.