
Bujqësia prej shumë vitesh ua jep Serbisë të ardhurat nga eksporti dhe është e vetmja fushë ekonomike, që ka suficit në shkëmbim me botë. Vlerësohet që deri më vitin 2012 vlera e eksportit të produkteve të bujqësisë mund të ishte 10 miliardë dollar në nivelin vjetor. Prandaj, ekspertët konsiderojnë që me investimin më të madh në atë sektor, Serbia do të mundësonte jo vetëm zhvillimin më të madh por edhe zvogëlimin e deficitit tregtar. Më gjerësishtë në rubrikën e rregulltë KRONIKA NDËRKOMBËTARE EKONOMIKE. Shkruan Bilana Bllanusha.
Me masat e politikës bujqësore për vitin 2012 janë parashikuar investime të rëndësishme për ujitje, kurse janë zmadhuar subvencione, çfarë siç pritet, mund të nxitonte prodhimin më të madh dhe hapjen e ndërmarrjeve të bujqësisë. Në Serbi ujitet më pak se 5 % të tokës së lërueshme, ndërsa në botë niveli mesatar është 17%, prandaj planifikohet fillimi i projekteve të mëdha në atë fushë. Sipas fjalëve të Ministrit për Bujqësi dhe Tregti Dushan Petroviq, është planifikuar që në 4 vjet të ardshme, nga 4.2 milion hektra të tokës së lërueshme, të mundësohet ujitje për 1.1 milion hektra. Vlera e investimit është 5 miliardë euro, dhe gati e gjysma është në lidhje me ndërtimin e rrjetit të kanaleve kryesore, kurse pjesa e dytë për sistemin e ujitjes. Nga arka shtetërore për këtë vit janë ndarë 50 milion euro dhe janë filluar punët në 50 lokacione. Bëhet fjalë për pastrimin e kanaleve në 130 mijë hektra të tokës në Vojvodinë. Gjithashtu, janë të gatshme projektet për 70 mijë hektra, ndërsa në zbatim janë edhe për 270 mijë hektra, ka theksuar Petroviq. Vlerësohet që vetëm përmes procesit të ujitjes mund të zmadhohen të ardhurat të bujqësisë, duke përfshirë edhe industrinë përpunuese, për 1.5-2 miliardë euro. Kur bëhet fjalë për subvencione, nga buxheti për vitin 2012 për ato qëllime janë ndarë 22 miliardë dinar, d.m.th. rrthe 220 milion euro.
Që bujqësia ofron mundësin e madhe për fitim, konfirmon edhe kompania e suksesshme „Victoria group“, nga Novi Sad, që investon në disa fusha të bujqësisë, për të përdorur tërë potencialin. Në kuadër të kompanisë punëson 10 firma, që eksportojnë në 40 shtete të botës. Sipas fjalëve të drejotorit „Victoria group“ Zoran Mitroviq, duke falënderuar politikës së mirë të punimit, mbështetja financiare ka ardhur edhe nga Banka Europiane për rindertim dhe zhvillim, që 3 vjet merr pjesë në strukturën e kompanisë. Koncepti i punimit bazohet mbi procesin prodhues total, nga furnizimi me lendë të parë, përmes përpunimit dhe plasmanit, deri tek përdorimi i mbeturinave për biogas. Kjo kompani financon prodhimin primar në 200 mijë hektra, në mënyrë që fermerëve ua jep lëndë djegëse dhe fara për mbjellje. Me atë program janë përfshirë 40 mijë familje, që kompanisë i japinë lëndë e para. Duke falëderuar atij programi, „Victoria group“ merrë pjesë në eksportin e plotë të bujqësisë së Serbisë me 7.5%, çfarë është 130 milion euro. Kur bëhet fjalë për projekte për të ardhmën, janë planifikaur investime më të mëdha, kurse vetëm në këtë vit do të investohen 60 milion euro. Këto mjete do të investohen për mbarimin e fabrikës së koncentratit të sojës në Beçaj dhe fillimin e ndërtimit të fabrikës së niseshtes së misrit dhe sheqerit të lëngët në Zrenjanin. Vëmendja e madhe është kushtuar edhe mbrojtjes së mjedisit jetësor, përmes investimeve në burimet e ripërtëritshme të energjisë, kështu që të gjitha fabrikat e përdorin biomasë si lëndë djegëse.
