Dy muaj pasiqë Agjencia për restitucion ka filluar të pranojë kërkesat për kthimin e pronës, e konfiskuar pas Luftës së Dytë Botërore, disa pasardhës të pronarëve të dikurshme kanë marrë pronat, që u janë konfiskuar paraardhësve të tyre. Shkruan Bilana Bllanusha.
Në Novi Sad pasardhësve janë kthyer 9 lokale në ndërtesë të njohur si „Pallati i Tanurxhiqit“, që ka qenë në pronën e tregtarit Nikolla Tanurxhiq. Kjo është pjesa më e vogël të pronës, por pronarët janë të kënaqur, sepse përfundimisht ka filluar procesi, për të cilin kanë pritur më shumë se 10 vjet. Në rajonin e Novi Sadit egzistojnë 5 mijë prona të konfiskuara, por në Shoqatën për kthimin e pronës së nacionalizuar në atë qytet pritet që vetëm një e treta do të kërkojë pronon e vet. Sipas të dhënave të Zyrës së Agjencisë për restitucion në Novi Sad, deri tani kanë pranuar 230 kërkesa për kthimin e pronës së konfiskuar pas 9 mars në vitin 1945, në bazë të rregullave për reformën tokësore dhe sekuestrimit.
Edhe në Beograd është marrë vendimi i parë për kthimin e pronës. Bëhet fjalë për kthimin e hapësirës zyrtare në Vraçar për familjen Vasiq, e cila deri tani ka qenë qiraxhi i kësaj pasurie të patundshme, e konfiskuar pas Luftës së Dytë Botërore. Agjencia për restitucion ka paralajmëruar që deri në fundin e majit në Beograd do të miratohen edhe 5 vendime të tjera për kthimin e pronës, kurse procesi i ngjashëm mund ta presin edhe qytetarët e Nishit dhe Kragujevcit. Nga 1 mars të vitit 2012, kur ka filluar regjistrimi i pronës së konfiskuar, Agjencia për restitucion ka pranuar 1.500 kërkesa e ish-pronarëve ose pasardhësve të tyre. Me qëllimin e përshpejtimit të procesit të kthimit të pronës, në Agjenci është marrë vendimi që se pari duhet të zgjidhen proceset në rastet ku prona mund të kthehet menjëherë, d.m.th. ku pronat e patundshme nuk janë të diskutueshme. Për ta, miratohen vendimet për kthim, ndërsa për pronë të tjerë vazhdohet procesi. Mënyrën e tillë të zgjidhjeve të pjesshme e kanë përkrahur edhe në Rrjetin për Restitucion, sepse ky është rezultat të marrëveshjes së autoriteteve kompetente dhe ish-pronarëve. Megjithatë, kjo organizatë insiston që kthimi i pronës kërkohet në natyrë, ku është e mundshme, sepse në atë mënyrë nuk ngarkohen tatimpaguesit.
Sipas të dhënave të Agjencisë për restitucion, e cila vazhdon punën e Drejtorisë së dikurshme për restitucion, në 4 vjet të kaluar janë miratur më shumë se 1 000 vendime për kthimin gati e 50 për qind të tokës së kërkuar nga ana e kishave dhe bashkësive fetare. Gjithashtu, vetqeverisjet lokale në bazë të Ligjit për planifikim dhe ndërtim nga viti 2003 kanë kthyer qytetarëve dhjetra hektra e tokës për ndërtim. Nga viti 1992 deri sot disa mijra qytetarë kanë kthyer tokën e lërueshme të konfiskuar. Vlerësohet që në atë periudh ish-pronarëve janë kthyer rreth 150 mjë hektra të tokës së lërueshme.
