
Austria vazhdon fortë të përkrahë Serbinë në rrugën e evrointegrimeve, sepse besojmë që Evropa nuk mund të jetë komplete pa të gjitha shtetet e Ballkanit përendimor, ka deklaruar për radion tonë ambasadori austriak në Beograd Kllemens Koja. Njëra prej arsyeve për të, sipas fjalëve të tija, është edhe ura mes Beogradit dhe Vjenës, të cilën e përfaqësojnë 300 000 Serbë që jetojnë në Austri, si edhe Austriakët me origjinën serbe, të cilët përfaqësojnë lidhjet serbo-austriake. Ai thekson që BE-ja nuk angazhohet vetëm për projektin ekonomik dhe bashkëpunimin rajonal, por misioni i saj është edhe pajtimi i popujve. Koja ka shprehur shpresën që problemet në lidhje me konfliktet luftarake nga viteve 90-ta të shekullit të kaluar do të kapërcehen dhe që tërë rajoni do të ndërtojë të ardhmën e përbashkët në BE-në.
