
Ambasadori i Rusisë në Beograd Alleksandar Konuzin, ka deklaruar që Serbia mund të llogaris për ndihmën financiare shtuese nga Rusia, pranë kredisë prej 800 milion dollar për hekurudhat serbe. Për atë bisedohet, duhet të dëgjojmë çfarë janë nevojat e Serbisë, dhe atëherë të përcaktojmë mundësitë për zgjidhjen e këtyre problemeve, ka thënë Konuzin në seancën e Ministrit të Infrastrukturës Millutin Mrkonjiq dhe përfaqësuesve të hekurudhave serbe dhe ruse, me rasitn e realizimit të kredisë ruse për hekurudhat. Konuzin ka shprehur pritjen që së shpejti do të arrihet deri tek rezultatet konkrete. Mrkonjiq ka pranuar propozimin e Konuzinit që hekurudhat serbe dhe ruse duhet të veprojnë në mënyrë strategjike në rajon dhe ka paralajmëruar që për atë do të ndahen mjetet e përcaktuara nga buxheti i Ministirisë së Infrastrukturës.
