
Instituti francez në Beograd, 4 vjet me radhë me sukses organizon festivalin e pasur dhe cilësor të letërsisë, nën emrin “Ditët e Milijerit”. Filarmonia beogradase ka qenë mysafirë në Lubjanë, ku pas mbarimit të koncertit, është përshëndetur me ovacione të publikut slloven. Festivali teatror, që do të tubojë shumë astistë të rinj nga rajoni, “Ex Teatar Fest,” do të mbahet në Pançevo nga 7 deri më 10 qershor.
Festivali i letërsisë “Ditët e Molijerit” mbahet me 30 maj në Beograd, e ka organizuar Instituti i Francës në Beograd në bashkëpunim me departamentet për gjyhën frenge në fakultetet në Beograd, Novi Sad dhe Kragujevcë si edhe me librarin “Zoran Stojanoviq”. Pikërisht nga kjo arsye, Sermski Karllovci dhe Novi Sad këtë vit do të marrin shpërblime, sepse pranë shpërblimit e njohur për përkthim nga frengjishtja në serbisht, që ka emrin “Branka Jelliq” është përcaktuar edhe shpërblimi “Gonkur”, që do ta ndajnë studentët e gjuhës frenge nga Serbia. Në kuadër të këtij festivali, shkrimtarja serbe Sanja Domazet, do të ketë bisedim interesant me temën “Kujt i shërbëjnë shpërblimet letrare”, kurse në bisedim do të marrin pjesë edhe mysafirët nga Franca – Patrik Beson dhe Erik Ferej. Programi i pasur i festivalit, do të mbajet edhe në “Kulla Nebojsha” ku shkrimtari francez Ferej, do të bisedojë me pjesëmarrësit dhe mysafirët e festivalit për romanin “Nagasaki” i cili i ka sjellë shpërblimin letrar “Gonkur, kurse disa pjesë nga romani i tij do t’i lexoj Miki Manojlloviq.
Në kuadër të bashkëpunimit rajonal “Pika, toçka, taçka” Filarmonia i Beogradit në 6 muaj të fundit ka qenë mysafirë në Lubjanë, ku pas mbajtjes së koncertit të salën e Filarmonisë së Sllovenisë është përshëndetur me ovacione të publikut. Me dirigjentin Muhaj Tang, Filarmonia e Beogradit ka shfaqur miniaturën e kompozitorit kinez Juan, konceritin e tretë ti pianos nga Rahmanjin dhe simfoninë e pestë nga Çajkovski. Pas koncertit të suksesshëm në Lubjana, Orkestri i Filarmonisë beogardase pas 30 vjet, ka pasur shfaqje në sallën “Llisinski” me çfarë ka mbyllur sezonin e parë të bashkëpunimit rajonal, që po zhvillohet nën emrin “Pika, toçka, taçka.”
Festivali teatror “Ex Teatar Fest,” ka traditën e gjatë, sepse egizston 41 vjet, kurse qëllimi i tij është „gjetja e shprehjes alternative teatrore“. “Ex Teatar Fest,” tubon artistët nga rajoni kurse këtë vit do të mbahet nën parullën „Në kufi“, çfarë krijimtarëve teatrore do të ofrojë shumë mundësi që të kalojnë kufirin i shprehjes teatrore dhe t'ia japin publikut shfaqjen krejt të ndryshme.
