
Në malin, që është vendosur në mesin e Serbisë – Zllatibor, fillon festivali i parë ndërkombëtar të filmit sportiv. Romani „Petkana“ e shkrimtarjes serbe të njohur Lilana Habjanoviq Gjuroviq, është botuar në gjuhën bjelloruse. Në qendrën kulturore vjeneze „Pafli“ do të jetë e hapur ekspozita „Gjeneracioni fantastik – vizioni i pazakonshëm“, në të cilën do të ekspozohen veprat artistike e Sabinës Nor.
Programi i festivalit ndërkombëtar të filmit sportiv, do të mbahet në salën e qendrës së kongresit „Serbia“ në Zllatibor. Në hapjen e festivalit, publiku do të ketë mundësi të shohë filmin dokumentar rus „Pjer de Kuberten, zoti i unazëve olimpike“, dhe pas tij edhe filmin e madh serb „Montevideo, Zoti të pafsh“. Gjatë ditëve të festivalit, vizitorët do të kenë mundësi të shikojnë edhe 26 filma dokumentare me metrazh të gjatë dhe të shkurtër, nga produkcioni i ri, por edhe ata të vjetra siç janë filmi dokumentar „Maradona“ nga Kusturica ose filmi britanik „Qerret e zjarrit“. Përkrahësi i festivalit ndërkombëtar të filmit sportiv është Komiteti olimpik i Serbisë“ dhe qëllimi është të promovohet Zllatibori si destinacioni kulturor e turistik.
„Petkana“, romani i shkrimtarjes serbe të shquar Lilana Habjanoviq Gjuroviq, deri tani është botuar në 6 gjuhë – maqedonisht, rumunisht, bugarisht, rusisht, greqisht dhe bjellorusisht. Shkrimtarja Habjanoviq Gjuroviq, ka marrë ftesën e Ministrisë së Kulturës dhe Informacionit të Republikës së Bjellorusisë, që me 1 dhe 2 shtator, të jetë mysafirja në manifestimin „Ditët e shkrimit bjellorus“. Ky manifestim është tradicional dhe shumë të rëndësishëm në jetën kulturore të shtetit dhe po mbahet në prezencën e personave zyrtare, përfaqësuesve të publikut letrar dhe shkencor të Bjellorusisë dhe mysafirëve nga jashtë. Pranë kësaj ftese, kjo shkrimtarje serbe, do të jetë mysafirë në Univerzitetin në Minsk, ku do të mbajë disa mësime për studentët e studimeve sllave.
Ekspozita ndërkombëtare „Gjeneracioni fantastik – vizioni i pazakonshëm“ do të tubojë artistët nga SHBA-ja, Peru, Australi, Kubë, Brazil, Gjermani, Poloni, Austri, Japoni, në qendrën kulturore vjeneze „Pafli“. Për këtë ekspozitë kanë aplikuar 1.200 artistë nga tërë bota, kurse juria ka zgjedhur 47 prej tyre që do të ekspozojnë veprat e veta. Ekspozita do të jetë e hapur deri më 26 gusht, pasi që njëra prej dy pikturave në ekspozitë të Sabinës Nor do të jetë vendosur ne ekospozitën e përhershme në muzeun Fantast. Veprat artistike të piktorjes së talentuar serbe Sabina Nor, se shpejti duhet të përfaqësohen në galeritë beogradase, megjithatë kjo artistje sebe jeton dhe punon në Vjenë.
