
Dita pa qeveri kushton 50 milion euro
Vetëm me masat rigoroze e kursimit, Serbia mund të shmangë krizën e borxhit publik, që shkakton edhe uljen e pakontrolluar të vlerës së dinarit, rritjen e inflacionit dhe papunësinë. Ekonomistët konsiderojnë që modeli i nxitjes së shpenzimit, që e kanë përdorur disa shtete të eurozonës, nuk është zgjidhja e mirë për Serbinë. Më gjerësishtë në KRONIKËN NDËRKOMBËTARE EKONOMIKE, që për ju e shkruan Zorica Mijushkoviq.
Borxhi publik është 50% të BPV-së, kurse parashikimet që deri në fundin e vitit do të zmadhohet për 5 për qind, me huamarrjen për edhe 2.5 miliardë euro për financimin e deficitit. Qeveria e re do të duhej menjëherë të gjysmojë deficitin fiskal, me qëllim që në vitin 2016 të reduktohet deri tek niveli zero. Kryetari i Këshillit Fiskal Pavlle Petroviq citon që qëllimi i masave të afatëmesme është shërimi i përherëshëm i finacave publike. Kjo nënkupton edhe kursimin nga 1 miliardë euro gjatë këtij viti dhe vitit 2013, se bashku me 1.2 miliardë euro deri në vitin 2016, kur duhet të arrihet bilanci i buxhetit. Me ngrirjen e pagave dhe pensioneve kemi siguruar që të kursehen të paktën 300 milion euro, se bashku ne 200 milion euro në qoftë se nga vjeshta fillohet edhe me programin e reformës tatimore, që përfshinë edhe ritjen e BPV-së në 22 për qind. Gjithashtu, është e nevojshme të shkurtohen shpenzimet me të cilat në arkën shtetërore do të mundësohen edhe më tej 400 milion euro.
Serbisë, pohojnë ekonomistët, nevojitet programi i fortë i konsolidimit fiskal, me rritjen kryesisht të shpenzimit investues, d.m.th. rritja e investimeve publike të parashikuara me buxhetin për këtë vit. Pikërishtë lloji i tillë i shpenzimit përfaqëson lëvizjen e mirë të aktivitetit të plotë ekonomik, vlerësoi kryetari i Shoqatës së ekonomistëve të Serbisë Alleksadar Vllahoviq, duke shtuar që fillimi i të gjithë fillimeve është qeveria më ndërgjegjëse në mënyrë fiskale dhe zvogëlimi i deficitit buxhetor.
Ekonomisti Boshko Mijatoviq konsideron që Serbia ka borxhin shumë të madh dhe i vijen rruga shumë të vështirë të reformave dhe zvogëlimit të shpenzimit. Mes hapave të para të qeverisë, shton ai, duhet të ishte edhe mbledhja më e mirë e tatimit, sepse administrata tatimore nuk punon mirë dhe ajo është burimi i rezervave të buxhetit shtetëror.
Analistët paralajmërojnë që qeveria e re e Serbisë sa më shpejtë duhet të formohet, sepse çdo ditë i shtyrjes kushton 50 milion euro të rezervave të devizave. Potezi i parë duhet të jetë ftesa e FMN-së për përsëritjen e bisedës për aranzhmanin kreditor për të zgjidhur problemin e të ardhurave të ulura të kapitalit nga jashtë. Banka popullore e Serbisë ka mendim që valuta vendore sigurishtë „do të rritë“ në krahasim me euro, kur të formohet qeveria e re. Mbi kursin e dinarit do të ndikojnë formimi i qeverisë egzekutive por potezet e saja kryesore, tregojnë nga këtë institucion. Që kur janë përfunduar zgjedhjet presidenciale, kursi i dinarit zvogëlohet shumë çdo ditë. Për vetëm 2 ditë, ka humbur dy për qind nga vlera e vet, madje Banka Popullore e Serbisë ka shitur 80 milion euro në tregun devizor ndërkombëtar. Egziston, megjithatë, niveli nën të cilin banka nuk do të shpenzojë rezervat devizore për „shërimin“ e kursit të dinarit.
