
Energjia e gjelbër për të ardhmën
Shepnzimi i energjisë nga dita në ditë po zmadhohet, kurse më shumë se 1.3 miliardë njerëz, para se të gjithash nga Afrika dhe Asia, nuk kanë energji, ka treguar sondazhi i agjencisë ndërkombëtare për burimet e energjisë së ripërtëritshme. Prodhimi i energjisë nga burimet e ripërtëritshme është konkurrues në krahasim ne shumë teknologji të tjera. Potenciali i plotë i burimeve ripërtëritshme në Serbi është 4.7 milion tonë të ekuivalentit të naftës. Më gjerësisht në rubrikën e rregulltë KRONIKA NDËRKOMBËTARE EKONOMIKE. Shkruan Ranka Pavlloviq.
Realizimi i qëllimit të OKB-së që deri më vitin 2030 energjia të jetë në dispozicon të gjithve në botë do të mundësonte hapjen e 4 milion vendpunimeve në sektorin energjetik. Gjatë vitit 2011 investime për atë sektor kanë arritur rreth 260 miliardë dollar, kurse prodhimi i energjisë me kohë është bërë më i lirë. Shpenzimet e prodhimit përmes sistemit dielor janë zmadhur për 60 për qind në dy vjet të fundit, dhe është 1 dollarë për kilovat. Me çmim prej 0.06 dollar për kilovat orë, mbeturina druri dhe e bujqësisë janë përfshirë në burimet më të lirë të energjisë, ndërsa energjia nga hidrocentralat e madhe mund të jetë për 3 herë më e lirë, sepse ajo është më konkurruese.
Përdorimi më i madh dhe më efikas të energjisë së gjelbër është përcaktuar me dokumentin strategjik të Serbisë. Gjatë verës së vitit 2012 Elektroekonomia e Serbisë do të shpallë tenderët për ndërtimin e 15 hidrocentraleve të reja të vogla. Ky investim, me vlerë prej 23 milion euro, do të financohet me kredi të Bankës Europiane për rindertim dhe zhvillim, kurse fillimi i ndërtimit pritet për disa muaj të këtij viti. Kompania gjermane RWE me Elektroekonominë e Serbisë ka themeluar kompaninë e përbashkët nën emrin „Hidrocentralet e Moravës“ për ndëritmin e 5 hidrocentrale në lumin Morava e Madhe. Gjithashtu, kompania RWE shqyrton edhe projekte të tjera. Siç janë rindëritmi i hidrocentralës „Gjerdap 3“.
Kur bëhet fjalë për përdorimin e fuqisë së erës, Serbia nga fillimi i vitit 2014 duhet të ketë parqet e para me mullinj. Nga potenciali i plotë i burimit të energjisë së ripërtëritshme, rreth 5 për qind të potencialit ka të bëjë me potencialin e energjisë së erës. Ai është më i madh në Vojvodinë, veçanarisht në Banat, si edhe rreth rrjedhjes së poshtme të Danubit. Për elektranën e parë me erë “Pllandishte 1” në Vojvodinë është lëshuar leja për ndërtim. Ky objekt do të ketë fuqinë prej 102 megavat, kurse prodhimi i energjisë elektrike është planifikuar në 40 mullinj, dhe vlera e investimit është 3.22 milion euro. Përveç asaj, Elektroekonomia e Serbisë tek Kostollac planifikon ndërtimin e parkut me mullinj dhe punët mund të fillojnë me vitin 2013. Vlera e këtij investimi është rreth 40 miliardë euro. Impulsi i rëdnësishëm në zhvillim të këtij potenciali do të ketë edhe Simensi gjerman. Prandaj, kjo kompania një vit më parë në Subotica e ka filluar ndërtimin e fabrikës për parqet me mullinj, kurse vlera e punës, që do të përfundohet deri në fundin e vitit 2013 është 24 milion euro.
Kur bëhet fjalë për energjinë diellore, është pajtuar që kompania Sekjurum ekviti partners Jurop (Securum Equity Partners Europe) nga Luksemburgu në afërsinë e Pirotit të ndërtojë parkun më të madh diellor në botë “Onegiga”, me fuqinë prej 1000 megavat. Do të jetë i ndërtuar në 3000 hektra, kurse vlera e investimit është 1.7 milardë euro. Kilovati i parë i energjisë duhet të jetë në treg në tremujorin e dytë të vitit të ardhshëm, kurse prodhimi i plotë është planifikuar për eksport. Përveç kësaj, deri në fundin e verës, në afërsinë e Leskovcit do të ndërtohet centrala e parë diellore, dhe planifikohet edhe ndërtimi i objektit të tillë në Zllatibor.
Në planet strategjike në Serbi është përcaktuar qëllimi që deri në fundin e dekadës marrin pjesë burimet alternative të energjisë për 20 për qind, çfarë është në pajtim me kërkesat e BE-së.
