Kronika ndërkombëtare ekonomike Investimet shërojnë ekonominë

20. 05. 2012. - 19:14 -- MRS
i

Kriza e thellë ekonomike, që disa ditë po trondit ekonominë botërore, pa dyshim ka lënë pasojat edhe në ekonominë serbe. Megjithatë, Serbia ka të ardhurat nga investimet e huaj të drejtpërdrejta. Kështu në vitin 2011 ka pasur nivel më të lartë të investimeve sesa të gjitha shtetet në rajon se bashku. Investuesit janë të interesuar që të investojnë këtu, në Smederevë ose RTB Bor. Më gjerësisht në rubrikën e rregulltë KRONIKA NDËRKOMBËTARE EKONOMIKE. Shkruan Bilana Bllanusha.

Serbia në vitin e kaluar ka tërhequr rreth 2.5 miliard dollar nga investimet e huaj, dhe këtë vit pritet që do të tejkalojë këtë shumë. Investimet më të mëdha vijnë nga Asutria, Italia dhe Gjermania, dhe tani më shumë vijnë kompani nga SHBA-ave dhe Azia, që investojnë në ekonominë serbe. Gjiganti i dikurshëm nga Kralevo „Magnohrom“ pas privatizimit të pasuksesshëm është ballafaqur me vështirësi. Pas kompanisë nga India „Global steel“, që shkurtë ka qenë pronari i atij fabriku, është mbetur vetëm borxhi, kurse pordhimi është i ndaluar. Me nënshkrimin e memorandumit për kuptim me koncernin austriak „RIH“ që tenton të blejë këtë fabrik, janë paralajmëruar ditët më të mira për „Magnohrom“. Bëhet fjalë për investim prej 60 milion euro, çfarë do të mundësojë punësimin e 400 njerëzve.

Austriakët janë të interesuar që të blejnë minierat e magnezit dhe dolomitit, që janë afër vendeve Çaçak dhe Zllatibor, dhe që punojnë se bashku me fabrikën „Magnohroma“. Plani është që të prodhohet 100 000 tonë material specifik zjarrfikës, që është shumë i kërkuar në industrinë europiane të çelikut duke drejtuar prodhimin kah eksporti. Konceri „RHI“ është një firmë të njohur, që merret me prodhimin e materialit zjarrëfikës, kurse në sistemin ka 33 fabrika në tërë botë.

Për partneritetin strategjik me TRB Bor janë interesuar dy kompani minerare më të mëdha në botë: „Freeport McMoRan“, nga SHBA-ja dhe „Rio Tinto“ nga Britania e Madhe dhe Australia. Korporata „Freeport McMoRan“ është njëra ndër më të fortave në këtë fushë, kurse përfaqësuesit e asaj kompanie interesimin e kanë treguar për minieri „Borska reka“, ku, siç kanë vlerësuar ekspertët e tyre, gjendet rreth 620 milion tonë mineral të bakrit dhe arit, çfarë mundëson shfrytëzimin në njëqind vjet e ardhshme.

Përveç investimeve në sisteme të mëdha, kompanitë e huaj janë të interesuar edhe për „greenfield“ investime dhe blerje e fabrikave më të vogla. Kështu nga fillimi i vitit janë paralajmëruar ndërtimet e numrit të madh të fabrikave në sektorin e prodhimit të automjetave, në industrinë e tekstilit dhe energjinë e ripërtëritshme.