Kujt i nevojitet i ashtuquajturi “koalicion të madh”

04. 07. 2012. - 17:53 -- MRS
tnd

Përfaqësuesit i SHBA-ve dhe liderët e shteteve europiane kanë përsëritur që do të bashkëpunojnë me çdo Qeveri që e voton Kuvendi i Serbisë. Megjithatë kemi dëgjuar deklarata të tilla edhe kur janë kryer bisedime për disa qeveri të mëparshme, duket së kurrë sa shumë diplomatë të huaj si tani nuk kanë vizituar Beogradin. Në këtë moment këtu është zëvendësndihmësi i sekretarit shtetëror amerikan Fillip Riker që bisedon me liderët partiake, por nuk ka dilem se publiku nuk do të mësojë kurrë detajet e bisedës. Gjithashtu askush prej diplomatëve botërore hapur do të tregojë si Serbia duhet të formojë koalicionin prej partive mazhorative parlamentare. Në fund të fundit, ata në asnjë mënyrë nuk do të tregojnë si duhet të njohim KdheM-në si shtet të pavarur, por vetëm të krijohen „marrëdhëniet e mira fqinore“.

Edhe politikanët që negociojnë për Qeverinë thonë që do të presim shumë formimin e saj. Mandatari Ivica Daçiq dhe njëherit lidër të PSS-së ka përsëritur që ka pajtuar qëllimet e veta me progresistëve dhe partinë RBS-ja, dhe vetëm ka mbetuar pajtimi rreth çeshtjeve teknike. Presidenti i deritanishëm i Serbisë Boris Tadiq dhe demokratët e tij, në atë rast do të ishin opozita. Ajo për çfarë politikanët nuk flasin parashikohet nga programi i Servisit publik të RTV-së që të martën disa herë ka emituar reportazhin për vendin Priboj, qytetin e vogël në Serbi, krejtë të parëndësishëm për jetën politike ku pushtetin lokal e kanë formuar progresistët, demokratët dhe koalicioni rreth socialistëve. Ky bashkëpunim është theksuar si shembll i mirë, sepse vullneti zgjedhor i qytetarëve është që në pushtetin e komunës vijnë partitë më të forta. Sipas asaj që shihet, diçka e tillë duhet të ndodhet edhe në nivelin republikan. Kjo ndoshta do të ishte zgjidhja më e mirë. Formimi i koalicionit të madh PD, PPS dhe SSP dhe ndoshta RBS, do të ishte i mirë edhe për Evropë edhe për SHBA-ve. Koalicioni i tillë do të ishte stabil sepse në kuvend do të hynte mazhoranca e dy të tretës. Kur të vazhdohen negociatat me Prishtinë, të gjitha do të kishin pjesëmarrjen e vet në ndonjë ekip të ardhshëm. Koalicioni i madh do të kishte numër të mjaftueshëm të deputetëve për të ndryshuar kushtetutën, në qoftë se konsideron që duhet të ndryshohet. Do të ishte i zotshëm të zbatojë çdo reform ekonomik, gjyqësor ose financiar në shtet dhe të përshpejtojë rrugën kah BE-ja.

Nga ana tjetër, problemi është si votuesit do të vlerësonin koalicionin e madh, sepse për të në të vërtet askush nuk ka votuar. Kush do të zvogëlojë shpenzimin publik dhe të heqë agjencitë që nuk na nevojiten? Kush do të hetojë parregullsitë financiare për shkak të cilëve, sipas disa medieve, disa persona në këto ditë jetojnë në frikë. Dhe në fundin, në qoftë se shihet afatgjatë, çfarë rezultate do të kenë partitë e mëdha në zgjedhje të ardhshme, në qoftë se vazhdohet me uljen e standardit? Kur pyesni qytetarët e Serbisë, ata si gjithmonë do të tregojnë që qeveria e re duhet të sigurojë vendpunimet e reja dhe të shuajë korrupsionin, kurse Evropa dhe KdheM-ja janë në planin e dytë. Qytetarëve duhet t’u ofrohet standardi më i mirë, dhe në atë kuptim, kush formon qeverinë nuk do të ketë rëndësi kyç.