Marrëdhëniet mes femrave dhe meshkujve në numër

16. 06. 2012. - 18:52 -- MRS
h

Si janë marrëdhëniet mes femrave dhe meshkujeve duke shikuar mes numrave, dhe çfarë na tregojnë këto numra për shoqërinë tonë, ka përpiqur për tu përgjigjur këshilltarja shkencore nga instituti për hetimet sociologjike dhe kriminalistike nga beogradi Marina Bllagojeviq Hjuson në librin e vet: „Femrat dhe Meshkujtë në Serbi: çka na tregojnë numrat“.

Statistika gjinore na jep të dhënat për rrethanat reale në të cilat jetojnë femrat dhe meshkujtë që japin kontribut në shoqëri. Më saktësisht me statistik janë mbledhur të dhënat për ferma dhe meshkuj në një shoqëri për shkak të realizimit të politikës së barazisë gjinore. Me atë njëkohësisht po ngritet edhe përgjegjësia për probleme për shkak të gjetjes së zgjidhjeve të përshtatshme, por njëkohësisht ndikon mbi ndërgjegjësimin e femrave në mobilizimin e tyre në shoqëri. Në shoqërin serbe, statistika gjinore tregon që meshkujtë vdesin më shumë nga femrat në të gjitha kategoritë e moshës, duke përjashtuar meshkujtë mbi moshën 60 vjeçare. Tre herë më shumë ata vdesinë nga përplasjet makinash, nga semundjet e tumoreve dhe sistemi i qarkullimit të gjakut dhe vrasje. Gjthashtu, meshkujtë dhe femrat nga shtresat e ndyshme shoqërore janë ekspozuar reziqeve të nrdyshme shëndetësore për shkak të qëndrimeve e veta dhe mënyrës së jetës, siç janë konsumimi i alkoolit, pirja e duhanti dhe aborti.

Sa në vitet e fundit ëshë modernizuar martesa në Serbi mund të shihet në bazë të dhënave statistikore duke marrë parasush pjekurin e bashkëshortëve gjatë hyrjes në martesë. Tani po rrit numri i martesave në të cilat gruaja është më e vjetër sesa burri, ndërsa zvogëlon numri i martesave në të cilat mashkulli është 10 vjet edhe më shumë më i vjetër sesa gruaja e tij. Të dhënat tregojnë që 90 për qind të të rinjve nën moshën 24-vjeçare ka pasur marrëdhënie seksuale, por, fatëkeqësisht, edhe më tej mjetet kontaceptive nuk përdorën shumë. Edukimi i meshkujve dhe femrave barazohet në të gjitha nivelet – nga ai fillestar deri tek edukimi më i lartë, para se të gjithash për shkak të faktit që femrat pranojnë edukim si mënyrë më të mirë që të përmirësojnë pozitën e vet. Është treguar që nuk ka shumë femra në vende udhëheqëse në ndërmarrje, që femrat janë udhëheqës më të mirë dhe më shumë punësojnë njërzit e ri. Megjithatë, për të njëjtën punë që kryejnë si meshkujë ato marrin pagën më të ulët.

Shkrimtarja e librit Marina Bllagojeviq Hjuston tregon që pozita e femrave në nivelët më të larta është nën ndikim të pozitës së tyre gjinore, politike dhe partiake. Ajo ka shtuar që treguesi i dallimeve gjinore shikohet edhe në kohën e kryerjes së punës pa pagë, që nënkupton kujdesjen për fëmijë dhe punën në shtepi, ndërsa punën shtepiake të cilën meshkujtë bëjnë më shumë sesa femrat është puna në oborr. Sipas fjalëve të saja, të gjitha numrat nuk duhet të shikohen jashtë kontekstit shoqëror duke marrë parasysh edhe metodologjinë dhe burimin e të dhënave.

„Është e sigurt që drejtimi dominant i ndryshimive është realizimi i barazisë më të madhe mes meshkujve dhe femrave, se bashku me procesin kompleks: përpara – prapa. Profesoresha në pension Angjellka Milliq ka theksuar që asnjë shoqëria moderne nuk mund të mbijetojë pa këto të dhëna statistikore që shumë zbulojnë për pozitën e femrave në shoqëri, d.m.th. për emancipimin e tyre. Për atë arsye, konsideron ajo, këto numra statistikore kanë kuptim dhe japin kontribut në analizën e të dhënave statistikore.