
Problemi i financimit të deficitit buxhetor do të jetë sfida kryesore për qeverinë e re të Serbisë, duke marrë parasysh atë që për shkak të uljes së rritjes ekonomike në vitin 2012, në arkën shtetërore është shfaqur deficiti prej 35 miliardë dinarë. Kjo është arsyeja që banorët e rinj në rrugën Nemanjina 11, menjëherë pas marrjes së detyrës, duhet të shqyrtojnë zvogëlimin e shpenzimit publik dhe shpenzimet e panevojshëm, për të mos thelluar më shumë krizën ekonomike. Kësaj teme kushtohet KRONIKA NDËRKOMBËTARE EKONOMIKE. Shkruan Zorica Mijushkoviq.
Borxhi publik i Serbisë deri në fundin e vitit sigurisht do të arrijë 55 për qind të BPV-së, me tendencën e rritjes së mëtjeshme, kështu që deri në fundin e vitit 2015, borxhi mund të arrijë 60 për qind të BPV-së. Këtë Serbinë sipas standardëve evropiane do ta fuste në shtete me borxh të kapërcyer, çfarë nuk është e pranueshme nga ana e ruajtjes së stabilitetit fiskal të shtetit. Duke gjykuar sipas asaj çfarë në kohën e fundit mund të dëgjohej në publik, mandatari Ivica Daçiq dhe partnerët e tij të koalicionit tentojnë që zgjidhjen për problemin e huamarrjes të gjejnë në propozimin e ri, i cili do të përjashtonte ngrirjen e pagave dhe pensioneve në sektorin publik. Për t’u mos ndodhur ndonjë lloj të skenarit grek, ekonomistët u porositin politikanëve që sa më shpjetë të fillojnë me zbatimin e masave të afatshkurtra për stabilizimin e financave shtetërore, siç janë zmadhimi i tatimit mbi të ardhurat të firmave, por edhe tatimit mbi vlerën e shtuar. Në anën e shpenzimit ngrirja e pagave në sektorin publik dhe pensioneve. Por duhet të shqyrtohet zvogëlimi i pagave në agjenci duke i vendosur në nivel të njëjtë me atë nga administrata publike.
Për seriozitetin e situatës ka paralajmëruar edhe Banka Popullore e Serbisë, duke theksuar që rritja e borxhit publik rrezikon të tronditë stabilitetin financiar dhe rritjen ekonomike. Guvernatori Dejan Shoshkiq ka porositur që pushteti qendror monetar do ta sigurojë stabilitetin e tregut devizor duke ndaluar luhatjen e dinarit të tepëruar në afat të shkurtër dhe që rezervat devizore janë garancia e mjaftueshme, por që kursi i dinarit është kontrolluar duke u formuar në treg. Shqetësimi me rastin e zmadhimit të nivelit të borxhit publik e ka shprehur edhe përfaqësuesi i përherëshëm i FMN-së në Serbi, Bogdan Lisovollik, duke theksuar që masat që i propozon Këshilli Fiskal duhe të shqyrtohen seriozisht, por që mund të propozohen edhe zgjidhjet e ndryshme. Politika e ardhshme ekonomike duhet të marrë parasysh trendet e rinj, mundësitë për finacimin e deficitit dhe prioritetet e qeverisë, por të gjitha veprimet duhe të bazohen mbi realitetin, ka vlerësuar Lisovollik.
Për 4 vjet të kaluar, shteti ka bërë borxhin prej 6 miliardë euro dhe me atë ka krijuar „vrimën“ më të madhe në arkën buxhetore. Ndërkohë, është ndodhur edhe kriza në eurozonë, që ka ngadalësuar ardhjen e investimeve duke kufizuar ritjen e kapitalit. Në situatë të tillë, të gjitha shtete, dhe veçanërisht ato në zhvillim, siç është Serbia, shkelin rregullat fiskale, që, nuk janë vepra penale. Ekspertët paralajmërojnë që ekonomia prapë është në rënie dhe rikujtojnë që tremujori është kuartali i njëpasnjëshëm në të cilin BPV-ja bie. Prandaj përdorimi i rezervave devizore të BPS-ës për mbështetjen e ritjes ekonomike është e rrezikshme për stabilitetin fiskal dhe largon politikanët nga masat që në të vërtet mund të ndikojnë mbi stimulimin e rritjes ekonomike.
