
Bienalja e arkitekturës në Veneci, do të tubojë shumë emra të madha nga bota e arkitekturës, por edhe arkitektët e vogël nga 55 shtete. Kustosi i bienaljes së 13-të të Venecisë është arkitekti britanik Dejvid Çiperfillid, i cili është i njohur sipas dizajnit të tij shumë të thjeshtë dhe të mbyllur. Ai është i pari arkitekt britanik i cili do të punojë si kustosi i ekspozitës më të madhe të arkitekturës në botë. Si Serbia do të përfaqësohet në këtë manifestim është përfaqësuar në konferencën për mediat në Qeverinë e Serbisë.
Ministria e kulturës, informimit dhe shoqërisës informative të Republikës së Serbisë, organizimin e ekspozitës që përfaqëson Serbinë në Bienaljen e 13-të të arkitekturës në Veneci, ia ka deleguar Shoqatës së Arkitekturës në Serbi, dhe për kryetarinë e ekspozitës e ka emëruar arkitektin dr Igor Mariq. Si në konferencë për shtyp ka theksuar ministri i kulturës, informimit dhe shoqatës informative, Predrag Markoviq „Serbia prej pjesëtarëve të vet po pres rezultatet më të mirë, sepse bëhet fjalë për akritektët të rinj që kanë idetë më të mira.“ Për të zgjedhur autorin që do të përfaqësojë Serbinë është shpallur konkursi i përgjithshëm publik, për temën që e ka zgjedhur kustosi i Bijenaljes, Dejvid Çiperfilld. Tema „Common ground“, d.m.th. „fusha e përbashkët“ ka domëthënie të shumfishtë dhe nënkupton vështrimet praktike, teorike, filozofike dhe politike dhe për atë arsye nuk mund të përkthehet me gjuhë të thjeshtë. Këshilli i Bienaljes së arkitekturës, në të cilin pranë Mariqit janë edhe arkitektët: Branisallv Mitroviq, Vlladimir Millenkoviq, Millan Gjuriq, Zorica Saviçiq i Lazar Kuzmanov, kanë pasur detyrë të vështirë, sepse mes 34 punimeve të ndryshme, kanë vendosur për 1 punim. Është zgjedhur punim nën emrin „Një tavolinë“ nga grupi i arkitektëve të rinj. Punimi fitues „Një tavolinë“ është shumë goditës, dhe për shikim të parë bëhet fjalë për gjestin minimalistik të vendosjes së tavolinës së madhe që merr hapësirën e tërë pavijonit. Rreth tavolinës janë video projektime nga kënde të ndryshme që regjistorjnë lëvizjet e vizitorëve dhe i reflektojnë në hapësirë. Dy forma, arkitektura i tavolinës dhe akritektura e pavijonit bëjnë që hapësira e pastër mes këtyre dy formave të arkitekturës, të zgjojnë nevojën tek vëzhguesi që me lëvizjen e vet mes variacioneve të krijuara dhe video projektime, ta mbijeton në shumë mënyra të ndryshme.
Këtë manifestim në Veneci hapet me 29.08.2012. dhe mbyllet me 25.11.2012. Pranë ekpozitës që përfaqëson Serbinë, nën emrin „Një tavolinë“ do të përfaqësohen edhe dy katalogë: katalogu i ekspozitës dhe katalogu i të gjithë punimeve që kanë marrë pjesë në konkurs, për të mbetur në kujtim, përpjekja e madhe e akriktektëve që kanë marrë pjesë në projektin për këtë konkurs.
Kustosi i „Bienaljes së 13-të të Venecisë“, arkitekti i madh britanik Dejvid Çiperfilld ka mendim, që „ambicioni i ekspozitsë është që të konfirmojë egzistimin e kulturës së arkitekturës, që nuk e përbëjnë vetëm talentet individuale por edeh pasuria e ideve të ndryshme të tubuara në një tregim të përbashkët.“
