Nga skena politike e Serbisë

02. 06. 2012. - 18:34 -- MRS
p

Serbia zyrtarishtë ka marrë presidentin e ri, është formuar trupi më i lartë legjislativ – Kuvendi popullor dhe po pritet marrëveshja për Qeveri për të filluar me punë serioze. Dhe siç tregojnë ekspertët ekonomike, puna nuk do të jetë e lehtë.

Sipas atmosferës në Shtepinë e Kuvendit Popullor gjatë ditës së formimit të mbledhjes së re përfundohet që niveli i demokracisë në Serbi është rritur në disa vjet të fundit. Kur presidenti Tomisllav Nikolliq ka bërë betimin, kanë qenë present ish-presidentët e republikës, ambasadorët e akredituar në Serbi dhe shumë të ftuarit nga jeta publike dhe politike. Atmosfera solemne ka qenë e paraprirë edhe me faktin që në Serbi praktikisht nuk egziston opozita, sepse të gjitha partitë parlamentare marrin pjesë në ndonjë nivel të pushtetit.

Në falimin e tij të parë Nikolliq ka paralajmëruar bashkëpunimin e mirë me të gjithë dhe ka shprehur shpresën që Serbia nga e hëna do të ketë krytarin e qeverisë sepse nuk mund kot të humbim kohën. Demokratët janë kritikur sepse kanë zgjidhur kryeministrin Mirko Cvetkoviq i cili është ekspertë për ekonomi, por politikishtë nuk është bindës. Prandaj tani do të provojnë me politikanin e fortë, Boris Tadiq. Këtë ide e pranon mazhoranca e elitës politike, kurse një pjesë së publikut profesional dyshon në të. Tadiqi edhe deri tani është kritikuar që futet në punët shtetërore që nuk janë në mbikqyrjen e tij, si edhe që shumë gjera i dëshiron të kryejë ai vet, sesa të delegojë. Prandaj nuk pritet që lideri i PD-së do të bëhet lehtë kryeministri, sepse do të duhej të bashkëpunojë me kërkesat e partnerëve të koalicionit.

Ende nuk dihet kush sakëtsisht do të jetë në përbërjen e Qeverisë, kurse analistët pohojnë që partitë në pushtet, në qoftë se do të punojnë siç duhet, në zgjedhjet e ardhshme do të shkojnë në opozitë, sepse duhet të kryejnë shumë detyra që nuk i duan askush. Minusi në buxhetin shtetëror është më i madh sesa kemi pritur, dhe ekonomistët propozojë rritjen e tatimeve, ngrirjen e pagave dhe pensioneve, por edhe zvogëlimin e numrit të të punësuarve në administratën publike.

Prandaj, nuk është aq nga rëndisa e madhe a kryeministri do të jetë Tadiq, ose a lideri i PSS-së Ivica Daçiq do të mbetet në vendin e punëve të brendshme ose a Çedomir Jovanoviq do të bëhet nënkryetari i Qeverisë i detyruar për eurointergime. Më i rëndësishëm është programi të cilin do të krojojnë, mënyrë si Qeveria dhe presidenti i shtetit do të punojnë, si do të shpjegohet qytetarëve kriza më e thellë sesa më herët. Veçanërisht kur kujtohemi sa shuma e madhe është dhënë për fushatën parazgjedhore në të cilën të gjitha na kanë biseduar si do të fillojnë me kursime sa më shpejtë kur arrijnë në pushtet. Qytetarët pa durim po presin formimin e qeverisë dhe hapat e para e Qeverisë, sepse demokracia në Serbi po përmirësohet, jo vetëm përmes marrëdhënive të mira të rivalëve politike, por edhe përmes ndërgjegjsisë së qytetarëve që për ndryshimin e pushtetit nuk duhet të priten 4 vjet.