
Seminari dyditor në emrin “Diversiteti kulturor dhe industritë kulturore në Serbi” është mbajtur në Institucionin për studimin e zhvillimit kulturor në Beograd. Ky seminar ndërkombëtar, ka tubuar shumë ekspertë të njohur që merren me zhvillim kulturor, dhe e kanë organizuar Ministria e Kulturës dhe Institucioni për studimin e zhvillimit kulturor.
Ky institucion të kulturës është nga rëndësia e madhe për Serbi, sepse merret me studimet e aplikuara, shkencatare dhe zhvilluese, analiza në fushën e sociologjisë kulturore dhe politikës kulturore, duke mbledhur informacionet dhe dokumentacionet për kulturë, media dhe politikë, në Serbi dhe jashtë. Njëra prej temave e seminarit të këtij viti, ka qenë „Konventa për mrojtjen dhe përparimit të diversitetit të shprehjeve kulturore dhe zbatimi i saj“. Diversiteti kulturor, sot është njëri prej termave kyçe mbi të cilin themelohet ndikimi i kulturës në programet e zhvillimit të qëndrueshëm, si edhe lufta kundër efektëve negative të globalizimit ekonomik, teknologjik dhe politik. Ky term gjithashtu afirmon kulturën e bazuar mbi respektimin e të drejtave të njeriut, promovimin e dialogut interkultural, luftën kundër çdo llojeve të diskriminimit, mbrojten e gjuhës, trashëgimisë kulturore dhe shprehjes kulturore të pakicave, grupave dhe bashkësive të multikulturalizmit dhe diverzitetit gjuhësor. Si për radion tonë ka thënë Trivo Ingjiq, kryetari i Komisionit për bashkëpunim me UNESCO në Serbi, „Serbia duhet të integrohet në shoqerinë e dijenisë në qoftë se dëshiron të futet në BE-në“. Në samitin ndërkombëtar „Diversiteti kulturor dhe industritë kulturore në Serbi“, kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e Zyrës Rajonale të UNESCO-s për kulturë dhe arsim nga Venecia, nënkryetarja e komisionit të UNESCO-s për Gjermani, përfaqsuesi i komisionit të UNESCO-s për Serbi dhe organizatat joqeveritare nga rajoni, që kanë përfaqësuar projektet që kanë marrë mjetet nga Fondit ndërkombëtar të UNESCO-së për diversitetin kulturor. Panel diskusioni është mbajtur gjatë ditës së dytë të seminarit, dhe në të kanë marrë pjesë shumë ekspertët nga shumë shtete që merren me studimin e industrive kulturore.
Serbia është njëra prej 121 shteteve në tërë botën, që është anëtarësuar Konventës për mbrojtjen dhe përparimin e diversitetit të shprehjes kulturore, me vendimin e Kuvendit të Serbisë nga viti 2009. Konventa e OKB-së është miratuar në Paris me 20 tetor të vitit 2005 dhe mes parimeve themelore „diversiteti kulturor mund të jetë i mbrojtur dhe i përparuar vetëm në qotë së janë garantuar të drejtat e njeriut dhe liria, parimet e lirisë siç janë liria e shprehjes, informimit dhe shkëmbimit të informacioneve, si edhe mundësia që subjektet mund t'i zgjedhin shprehjet e përshtatshme kulturore. Askush nuk mund të përdorë këtë Konventë për të shkelur ose kufizuar të drejtat e njeriut dhe bazën e lirisë që janë përcaktuar në deklaratën universale për të drejtat e njeriut dhe janë garantuar me drejtësinë ndërkombëtare.“
