Partitë e boshnjakëve në qeverinë e re

21. 07. 2012. - 18:24 -- MRS
pss

Gjatë javës së kaluar koalicioni që duhet të formonte qeverinë e ardhshme ka pasur dy refuzime dhe dy pranime nga partnerët potenciale në pushtetin egezkutiv. Skenën politike serbe e ka shkruar Jellica Tapushkoviq.

Në fillimin e javës, lideri i Partisë Socialiste Serbe Ivica Daçiq, ka biseduar me presidentin e Lidhjes së hungarezëve të Vojvodinës Ishtvan Pastor i cili, duke marrë parasysh mbeshtetjen në programin e koalicionit për zbatimin e masave të qeverisë së re, e ka refuzuar. Para fundit të javës për t’u futur në qeveri e ka refuzuar edhe Drejtoresha e zyrës për eurointegrime Millica Delleviq, pas seancës së bordit kryesor të partisë demokratike, ku ajo është anëtarja. Megjithatë, mbështetjen për hyrjen e ka marrë nga disa kolegë partiake, mes të cilëve ka qenë edhe ish-bashkëshorti i saj Dragan Gjillas, ka mbizotëruar mendimi i demokratëve, që nuk duhet të bashkëpunohet me koalicionin e ardhshëm në pushtet.

Çfarë përfundim do të kemi, kur bëhet fjalë për partnerë të rinj të atij koalicioni, mund të shihej në manifestimin me rastin e përvjetorit të 22-të të partisë socialiste serbe, në të cilën kanë ardhur edhe liderët e Partisë demokratike të veprimit Sullejman Uglanin dhe partisë socialdemokratike të Serbisë Rasim Lajiq. Megjithatë, kundërshtarët e deritanishme, veçanërisht kur bëhet fjalë për ndarjen e pushtetit brenda bashkësisë së boshnjakëve në Sanxhak, njëri për tjetrin në kohën e fundit kanë vetëm fjalët e lavdërimit. Për marrëveshjen me Sullejman Uglanin liderët i progresistëve dhe socialistëve Alleksandar Vuçiq dhe Ivica Daçiq nuk kanë folur shumë në publik, por lajmi për marrëveshje me Lajiqin ka bërë zhurmën në opinionin publik. Nuk dihet kush më shumë ka qenë i befasuar, a publiku politik ose partia demokratike, duke marrë parasysh që aleati i saj më të besuaeshëm ka vendosur të futet në koalicionin kundërshtar. Duke mos marrë parasysh kundërshtime të partnerëve, siç tregon Lajiq, me të cilët ndan ideologjin dhe parimet demokratike, arsyeja kryesore për pranimin e „ofertës së tillë“ të koalicionit të PPS-PSS-RBS, është mbijetesa e partisë së tij. Kështu Serbia ka marrë nënkryetarin e ri të Qeverisë dhe ministrin për tregtin e jashtme dhe të brendshme, telekomunikim dhe shoqërinë e informacionit. Dhe me atë koalicioni i ardhshëm në pushtet, në krye me mandatarin Ivica Daçiq ka siguraur mbështetjen e më shumë se 140 deputetëve prej 250 sa rri në parlament.

Të gjitha këto ngjarjet kanë kushtëzuar trazirat dhe rigurpimet në partinë më të madhe të opozitës – partisë demokratike. Shumë flitet për kuvendin e ardhshëm të partisë në të cilin do të zgjedhet kryetari i ri. Dhe ndërsa Tadiq mohon që mendon për ikjen nga maja e partisë, të tjerët siç është Jellena Trivan përmendin që partinë mund ta udhëheqin se bashku Tadiq me kryebashkiakun Dragan Gjillas. Njëkohësisht bordi kuvendor i partisë demokratike në Vraçar ka përjashtuar kryeministrin e dikurshëm Zoran Zhivkoniq nga atij bordi. Siç shkruajnë mediat, ky vendim ka ardhur nga maja e partisë, dhe a ka lidhej me kuvendin dhe zgjedhje e krytarit të partisë, do të shihet në të ardhmën, sepse Zhivkoniq pikërisht hapur ka paralajmëruar kandidaturën për liderin e demokratëve.