Prishtina tenton të ndryshojë situatën në terren

17. 06. 2012. - 19:19 -- MRS
i

Sekretari shtetëror në Ministrinë për KdheM-në Olliver Ivanoviq, ka deklaruar që Prishtina dhe qarqet ndërkombtare përdorin situatën në të cilën ende nuk është formuar Qeveria e Re, për të ndryshuar gjendjen aktuale në veri të krahinës. „Çeshtja e veriut duhet të përcaktohet dhe zgjidhet në kuptim politik dhe të drejtësisë, sepse kjo pavarësi që e kemi sot përfaqëson potencialin e madh për incidente dhe zvillim të mëtejshëm të pasigurisë“, ka paralajmëruar Ivanoviq. Me rastin e bllokadës së drejtimeve rrugore nga ana e KFOR-it në veri të KdheM-së, Ivanoviq për gazetën „Dnevnik“ ka vlerësuar që ndryshimi i tillë çon deri tek krijimi i realitetit ti ri, që prapë merret si fillestare kur vijnë negociatat. Ai ka theksuar që kushtet e jetës së Serbëve të Kosovës mund të përmirësohen vetëm me negociata, që nuk duhet të zhvillohen nën mbikqyrjen e bashkësisë ndërkobëtare, por edhe që rezultati dhe zbatimi i tyre duhet të ketë garanci ndërkombëtare.