Prona e fituar me Holokaustin u kthehet pronareve te vërtet

07. 07. 2012. - 18:11 -- MRS
s

Drejtori i agjencisë për restitucion Strahinja Sekulliq ka deklaruar për Radion Ndërkombetar te Serbise qe në Serbi prej marsit të këtij viti deri sot janë regjistruar 4200 kërkesa për restitucion dhe 1500 prej tyrë janë nga Vojvodina. Numri më i madh i kërkesave është regjistruar në Novi Sad, 1200 në Beograd, 900 në Kragujevc dhe rreth 600 në Nish. Kjo eshtë e dhënë që po ndryshohet çdo ditë. Megjithatë kërkesat, siç ka theksuar Sekulliq do të regjistrohen deri tek marsi të vitit 2014. Ajo çfarë duhet të dine qytetarët eshtë qe kerkesat e regjistruara më herët në Drejtori për pronen e Serbisë sipas ligjit nga 2006-a nuk janë ne fuqi dhe duhet të aplikojnë me kërkesa të reja ne Drejtori për restitucion. Te gjitha informacionet e nevojshme në lidhje me udhëheqjen e procesit per kthimin e pronës, qytetarët mund t’i gjejnë në websajtin www.restitucija.gov.rs.

Është akutuale çeshtja për kthimin e pronës së marrë me Holokaust, kështu që agjencia për restitucion, sipas fjalëve të Sekulliqit, ka lëshuar Udhëzimin me të cilin nuk mundësohet kthimi i pronës së konfiskuar në atë mënyrë. Në qoftë se pas procesit të zbatuar konfirmohet që prona e fituar është marrë si pasojë e Hollokaustit, kërkesa do të jetë e refuzuar si e paligjshme. Ai ka shpejguar që, sipas Udhëzimit të lëshuar me 31 maj, të gjitha personat zyrtare në proces kanë për detyrë që në procesin e zgjidhjes së kërkesës të vërejnë vëmendjen në ato çeshtje tek të cilat egzistojnë provat qe konfiskimi i pronës është pasoja e Holokaustit në territorin e Republikës së Serbisë. Deri tek Lufta e dytë boterore 90 për qind të bashkësisë çifute është shkatërruar në territorin e ish-Jugosllavise, ka shpjeguar Sekulliq dhe ka shtuar qe pak çifutë kanë mbetur të jetojnë në Serbi, kurse të tjertë kanë emigruar në Izrael ose në shtetë të tjera të Evropës perëndimore. Regjimi i Millan Nediqit me forcat okupuese gjermane ka konfiskuar pronën nga cifutët dhe kjo prone eshte shitur gjatë luftës. Keto kontrata sipas bindjes sime të thellë, nuk janë të vlershme. Megjithatë, kthimi i pronës duhet të presë, siç ka theksuar Sekulliq, miratimin e ligjit të ri, që do të rregullojë këtë fushë shumë delikate.

Të dretjën për kthimin e pronës, ka shpjeguar drejtori i Agjencisë për restitucion, kanë pronarët e vërtët ligjore dhe pasardhësit e tyre. Prona për të cilën konfirmohet që ka qenë në pronën e familjeve çifute, dhe e cila nuk ka pasardhës të gjallë, mund t’i kthehet bashkësisë çifute. Me fillimin e majit komunës çifute në Novi Sad i janë kthyer 2 objekte të mëdhenj, shkolla e baletit dhe Shkolla e lartë të studimeve profesionale. Kjo nuk është vetëm çeshtja e bashkësisë çifute, sepse në zonën e Sremit, egzistojnë dokumenta për pronën e Kroacisë. Në ato raste duhet të hetohet a ka qenë ndojnë lloj të konfiskimit brutal të pronës. Këto prona kanë të bëjnë me pronat e Serbëve dhe Çifutëve, ka thënë Sekulliq.

Drejtori i Zyrës për restitucion ka theksuar për radion tonë që prona qytetarëve të Serbisë u është kofiskuar sipas disa ligjeve, madhe edhe kanë egzistuar 41 ligje për konfiskimin e pronës nga viti 1945 deri më 1968. Në atë periudhë qytetarëve prona është konfiskuar sipas rregullave të parashikuara me ligj që sot nuk janë në fuqi, çfarë do të thotë që çdo qytetarë të cilit është konfiskuar prona sipas atyre rregullave mund të kërkojë kthimin e pronës. Nga viti 1968 deri sot, prona që është kofiskuar nuk do të kthehet, sepse bëhet fjalë për Ligj për shpronësim dhe ata njerëz kanë marrë kompensimin tregtare për pronën e shpronësuar.

Kur bëhet fjalë për pronën e qytetarëve të shtetasisë gjermane, pakica nacionale gjermane ishte më e madhe në Jugosllavi. Në Vovodinë kanë jetuar 350 mijë gjermanë që janë njohur si Donauschwaben (Gjermanet e Danubit). Ata gjithashtu kanë të drejtën të aplikojnë për kthimin e pronës por kriminelët luftarake nuk do të kenë atë mundësi as të marrin kompensim.