
Prioriteti i zyrës së re në rrugën Nemanjina 11 duhe të jetë rritja në bazë të eksportit, me vazhdimin e politikës së tërheqjes së investimeve të huaja, ka deklaruar për Radion Ndërkombëtar Serbia zëvendësdrejtori i Këshillit të investuesve të huaj Goran Pitiq i cili njëkohësisht është edhe drejtori i Këshillit Drejtues të bankës Sosijet Zhenerall në Serbi duke vënë në vëmendje nevojën e konfirmimit të planit të përbashkët të Qeverisë dhe të afaristëve për zhvillimin e sektorit real. Ka biseduar Zorica Mijushkoviq.
Qeveria e re duhet të vendosë themelet e reja të zhvillimit të ekonomisë, të zvogëlojë administratën dhe të shuajë korrupsionin për të tërhequr investimet, ka theksuar Pitiq. Kjo do të thotë që shteti duhet të gjejë mënyrë të investojë në projekte infrastrukturore, sepse pa investime dhe eurointegrime vështirë mund të pritet zhvilimi më i shpejtë i Serbisë. Në praktikë, kjo do të thotë lirimin nga shumë bariera administrative, siç është lëshimi i lejave për ndërtim. Është e rëndësishme të mbahet parashikueshmëria në biznes, ka thënë Pitiq, duke theksuar që për Serbi është mirë që ka tërhequr investuesin siç është „Fiat“, kurse paralajmërimi i ardhjes së kompanisë „Danieli“ tregon që kemi hapësirë për përparim.
Duke folur për zvogëlimin e shpenzimit publik, drejtori i Këshillit Drejtues të bankës Sosijet Zheneral ka vlerësuar që burimi më i madh i kursimit është në firmat publike. Shteti duhet të vendosë sistemin e centralizuar të furnizimeve publike, çfarë është njëri prej mënyrave të shuarjes së korrupsionit. Vetëm drejtimi kah kërkimi i mjeteve të reja të jashtme krijon rrezikun real nga kapërcimi i borxhit publik të projektuar mbi 45 për qind në krahasim me BPV-në. Në qoftë se në atë plan arrihen rezultatet më të mira kjo do të jetë porosia e shkëlqyeshme që Serbia kujdes për efikasitetin e përdorimit të mjeteve.
Detyra e dytë është që të bisedohet sa më shpejtë me ekonomi, me përcaktimin e mënyrës së përkrahjes të përforcimit të eksportit. Kjo nënkupton vazhdimin e eurointegrimeve dhe tërheqjen e investuesve. Është kyçe që të formohet qeveria sa më shpejtë që beson në eurointegrime dhe është e gatshme që të luftohet me shumë probleme. Duhet të formohet qeveria e cila do të ndërmerrë vendimet e rënda dhe serioze, dhe çdokush që shfrytëzon pronën shtetërore ose burimet me të cilat shtet administron, në mënyrë më efikase, duhet të dënohet. Si dhe sa kjo porosi do të dëgjohet varet a Serbia do të jetë në sytë e bashkësisë ndërkombëtare në rrugë të drejtë dhe a është e gatshme të ndryshohet duke penguar atë njerëz që ndalojnë reformat.
Pitiq është optimist kur bëhet fjalë për zhvillimin e Serbisë, që po ngritet, duke shtuar që dimanika e tij duhet të jetë më e shpejtë prej të tjerave, për të kompensuar vitet e humbura në dekada të kaluara. Megjithatë, konsideron ai, atëherë zhvillimi ecte ngadalë sepse kanë egzistuar kufizimet serioze në administrimin e shtetit. Të gjitha qeveritë në dekadën e kaluar kanë qenë të përbëra nga koalicioni, që do të thotë që duhej të kujedsin për interese të ndryshme në koalicione. Duke gjykuar sipas rezultateve paraprake pikërishtë të zgjedhjeve të mbaruara presidenciale, situata e njëjtë do të jetë edhe tani. Formimi i qeverisë së re është momenti i drejtë që Serbia të fillojë më përmirësimin e imazhit, për ta përfunduar procesin e eurointegrimeve sa më shpejtë duke u futur si anëtarë të plotëfuqishëm në BE-së, dhe porositë kyçe për atë duhet ta tregojnë politikanët.
