
Pasi që disa media të huaj, si edhe në Serbi, kanë shpallur që ish-sekretarja amerikane shtetërore Medllin Ollbrajt dëshiron të investojë në KdheM-në, këtë temë e kanë theksuar edhe mediat kroate. Portali business.hr saktëson që ajo, që ka pasur rol kyç në administratën e Bill Kllintonit në diplomacinë ndërkombëtare për njohjen e KdheM-së në vitin 2008, tenton që përmes kompanisë së vet "Albright Capital Management" të blejë Postën dhe Telekomunikimin e KdheM-së (RTK). Megjithatë bëhet fjalë për pronën e shtetit të Serbisë, pushteti kosovar ka pranuar kërkesën të kësaj kompanie për privatizimin e PTK-së, firmës më fitimprurëse me gati 1 000 000 përdorues në telefoninë celulare dhe 100 000 në telefoninë fikse, kurse ofron edhe shërbimin e internetit. Është simptomatike që dy muaj më parë edhe gjenerali Veslli Kllark, komandanti i NATO-s për Europë gjatë kohës së bombardimit të Republikës Federale të Jugosllavisë, ka kërkuar nga pushteti prishtinas lejen për hetimin e rezervave të thëngjillit për prodhimin e naftës sintetike.
