Serbia mund të ketë pjesëmarrjen më të madhe në tregun turistik

22. 08. 2012. - 18:33 -- MRS
p

Serbia ka potencial të realizojë rezultatet më të mëdhaja në tregun turistik, por duhet të investojë më shumë në infrastrukturë dhe burimet njerëzore, kanë vlerësuar eksperët nga kjo fushë në Beograd. Në konferencën përfundimtare të projektit „Mbështetja e zbatimit të Strategjisë Kombëtare të zhvillimit të turizmit në Serbi“, të cilën me 1 000 000 euro e ka financuar BE-ja, është thënë që Serbia ka shumë potenciale e papërdorura, por duhet më shumë t’u adaptohet pritjeve të turistëve. Sekretari shetëror për turizëm, Goran Petkoviq ka thënë që qëllimi i projektit është mbështetja e BE-së së strategjisë kombëtare për zhvillimin e turizmit duke nxitur kontributin më të madh në ekonominë serbe. Drejtimi i zhvillimit të turizmit të Serbisë edhe më tej janë lidhur për turizmin biznesi, fshati dhe qyteti si edhe për zhvillimin e turizmit në lumin Danub dhe male, ka treguar Petkoviq.