Serbia një hap deri tek qeveria e re

30. 06. 2012. - 18:44 -- MRS
v

Partia e Socialistëve të Serbisë, pas më shumë se një dekadë, ndoshta prapë do të udhëheqë qeverinë e Serbisë, sepse lideri i tanishëm i asaj partie Ivica Daçiq është emëruar për mandatar. Në mazhorancën e re parlamentare, që do të formohet, ende nuk shihet kush do të jetë partneri kryesor i asaj partie ose partisë demokratike, me çfatë praktikisht është anuluar marrëveshja kryesore që e kanë arritur këto dy parti mes dy raundeve të zgjedhjeve, kur kombinimi i tanishëm politik nuk ka qenë I mundshëm.

Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikolliq të enjtën me 28 qershor gjatë festës së madhe serbe Vidovdan, liderit socialist Ivica Daçiq i ka dhënë mandatin për formimin e qeverisë në të cilën mazhorancën parlamentare do të bëjnë Partia e Progresit të Serbisë, koalicioni PSS-PPBS-SB dhe RBS. Në deklaratë të parë pas fitimit të mandatit, Daçiq ka thënë që e vetmja arsyeja për heqjen e dorës nga formimi i qeverisë me PD-në, është tentimi i tij të pranojë përgjegjësinë e madhe të udhëheqë Qeverinë në rrethana të vështira në të cilat po ndodhet Serbia. Kjo ka qenë e pabesueshme për shumë njerëz, por jo për skenën politike serbe, duke marrë parasysh që partneriteti mes PSS-së dhe PD-së, është krijuar para 4 vitësh, gati në të njëjtën mënyrë dhe që atëherë nuk ka qenë i pritur. Pajtimi i saktë për formimin e qeverisë ende nuk egziston. Sipas disa pritjeve, tani vijnë bisedimet e rënda e koalicionit të ardhshëm në pushtet për program dhe punë të qeverisë, para të cilës janë shumë probleme sociale, ekonomike, çeshtja e statusit të KdheM-së dhe eurointegrime. Qeverinë nuk po pres puna e lehtë, duke marrë parasysh që Serbia, sipas vlerësimeve të ekonomsitëve, është afruar krizës së borxhit, dhe sipas paralajmërimit të ri të bankës botërore, në qoftë se mos marrim masat vendimtare, nuk dihet a Serbia nga tetori do të fillojë me kthimin e borxhit. Do të jetë e nevojshme ardhja e parave nga jashtë, përmes investimeve drejtpërdrejta, privatizimit ose masave të rrepta në shpenzim, siç janë ngrirjet e pagave dhe pensioneve dhe zmadhimi i tatimeve.

Ndihma nga jashtë në këtë moment nuk vjen lehtë, veçanërisht në qoftë se qeveria nuk ndërmerrë masat e kursimit. Masat e tilla nuk do të jenë të lehta për qeverinë, në të cilën është Partia e Pensionistëve të bashkuara të Serbisë, që insiston mbi drejtat e pensionistëve. Fushata parazgjedhore të Partisë së Socialistëve të Serbisë, gjithashtu ka pasur shumë premtime për situatën më të mirë ekonomike dhe kushte më të mira për investues. Pritet që partnerët e rinj të koalicionit nuk do të pajtohen lehtë rreth çeshtjet ekonomike.

Përparimin kryesor në negociata, emërimin e mandatarit për përbërjen e Qeverisë, e kanë përshëndetur BE-ja, SHBA-ve dhe shumica e shteteve të bashkësisë ndërkombëtare duke vlerësuar pozitivisht atë që të gjitha partitë që negociojnë për formimin e qeverisë janë orijentuar qartë kah BE-ja.