
Populli i Serbisë është njëri nga 5 popuj më të plakur europian në të cilin përqindja e popullsisë më të plakur sesa 65 vjet është më e madhe sesa përqindja e popullsisë nën 15 vjet. Për këtë arsye duhet të jetojmë në mënyrë të mirë dhe të shëndetshme, për të jetuar si pleq pa komplikime dhe pa semundje. Është thënë në konferencën për shtyp me rastin e Ditës botërore të shëndetit – 7 prill, që këtë vit shënohet nën motoja: Shëndeti për jetë më të gjatë“. Raporti i Jellica Tapushoviqit.
Në 50 vitet e fundit numir i njerëzve të rinj në Serbi është zvogëluar për dy herë, dhe ekspertët tregojnë që parashikohet që deri më 2050-a numri i atyrëve më të vjetër sesa 65 vjet do të zmadhohet më shumë. Gjithashtu, niveli i lindjes së fëmijëve është zvogëluar, kështu në vend të 3.3 fëmijë për një femër, sa ka qenë gjatë viteve 50-ta të shekullit të kaluar, ky nivel sot është 1.4 fëmijë për femër. Mbi të gjitha ato fakte, kanë ndikuar jo vetëm migracionet, kushtet e jetës ekonomike e sociale, por edhe mënyra e jetës që ka krijuar paraqitjen e disa semundjeve kronike. Është përcaktuar, që numri më i madh të pleqve vdes nga semundjet e zemrës dhe enët e gjakut, kanceri e diabeti, dhe shpesh po ndodhet që kanë edhe disa semundje njëkohësisht. Pranë asaj plakja e popullsisë dhe semundjet kronike janë shkaku kryesor për paaftësi në pleqëri. Siç ka thënë Zëvendësministrja e Shëndetësisë Marija Jeftiq, plakja është arsyeja për faktin që çdo 10 person është hospitalizuar për shkak të njërës nga shumica e semundjeve degenerative të sistemit musculoskeletal dhe të indit lidhes. Sipas fjalëve të saja, megjithatë politika shëndetësore ndaj pleqve është ndryshuar, ajo duhet të planifikohet në mënyrë tjetër të ofrimit të shërbimeve shëndetësore, duke marrë parasysh faktin që nevojat shëndetësore janë të ndryshme sesa më herët si edhe që jeta e pleqve mund të jetë më cilësore në qoftë se kujdesim për shëndet.
„Plakja e shëndoshtë dhe popullsia e plakur janë suksesi dhe sfida që jep shumë mundësi dhe duhet të tejkalojmë stereotipet që njerzit e plakur nuk i kntribojnë shoqërisë: Në kundërshtim, ata mund të jenë fakti i rëndësishëm të kontributit, sepse mund të na mësojnë shumë gjera“, ka thënë Jeftiq.
Shefja e zyrës së Organizatës shëndetësore botërore në Serbi Dorit Nican Kalluski ka theksuar që duhet të kujesim për jetën shëndetësore sa më herët, për të kenë pleqëri sa më cilësore. Ajo mendonte që duhet të vinim re për ushqim të shëndetshëm, të merremi me sport, të kujdesim me konsumimin e alkoolit, dhe që të mos pinim duhan. Nican Kalluski ka rikujtuar që viti 2012 është shpallur si vit europian të plakjes aktive dhe solidaritetit mes brezëve, me qëllimin e shënimit të përvjetorit të 10-të nga zbatimi i Planit ndërkombëtar të Madridit në lidhje me akcionin e plakjes, që nënkupton që shtetet duhet të zhvillojnë „Shoqerinë për të gjitha gjeneracionet“.
