
Pas fushatës që ka zgjatur zyrtarisht më shumë se 2 muaj, dhe faktikisht nga fillimi i këtij viti, qytetarët e Serbisë me 20 maj zgjedhin presidentin e shtetit, mes dy kandidatë që në raundin e parë me 6 maj kanë fituar numrin më të madh të votave. Nën numrin 1 në fletën e votimit është kandidati i koalicionit „Zgjedhja për jetë më të mirë“ Boris Tadiq i cili në raundin e parë ka fituar 25.31 për qind të votave, kurse i dyti është kandidati i koalicionit „Të lëvizim Serbinë“ Tomisllav Nikolliq i cili ka fituar 25.05 për qind të votave. Për presidentin e Serbisë do të zgjedhet ai kandidat që fiton numrin më të madh të votave, duke mos marrë parasyh përqindjen e qytetarëve që kanë votuar.
Në 7 ditë të fundit para heshtjes zgjedhore fushata ka hyrë në territorin e legjislacionit penal me akuzat të rënda dhe hetimin që nuk ka shqyrtuar çdo gjë. Duke marrë parasysh rezultatin e tij, në pajtim me ligj, që të ndëshkohen të gjithë ata që në ndonjë mënyrë kanë marrë pjesë në procesin e paligjshëm ndoshta është vetëm potezi i marketingut që përshtatet politikisht disa njerëzve. Kushti i nevojshëm për mbijetimin e demokracisë është logaria e pastër.
Pranë zgjedhjeve për presidentin e Serbisë me 20 maj do të mbahet edhe raundi i dytë të zgjedhjeve krahinore sipas sistemit maxhoritar. Zgjedhjet për 120 deputetë të Kuvendit të Vojvodinës janë të përzier, kështu që 60 deputetë janë të zgjedhur me 6 maj sipas sistemit proporcional, ndërsa gjysma e dytë e deputetëve do të jetë e zgjedhur sipas sistemit maxhoritar. Në raundin e parë asnjë kandidatë për deputetë nuk ka fituar më shumë se 50 për qind të votave, sa është e nevojshme për tu futur në parlamet. Në raundin e dytë do të fitojë ai kandidat që fiton shumicën e votave. Në të njëjtën ditë do të mbahen edhe zgjedhjet e përsëritur në disa vende në Beograd, që mund të kenë ndikim mbi numrin e mandateve në Kuvendin e kryeqytetit.
Në hijen e fushatës zgjedhore, shumë njerëzve nuk është vënë në dukje edhe raporti i rregulltë të Sekretarit të Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun për situatën në KdheM-në, si edhe siç janë harruar fjalet e ministrit të punëve të jashtme Vuk Jeremiq që Serbia ndan frikën me Ban Ki Mun për mundësitë e kufizimit të mëtejshëm të hapësirës për dialog mes Beogradi dhe Prishtinës në muaj të ardhshëm në qoftë se mbahet paqa. Në KdheM-në me 6 maj me angazhimin e OEBS-it janë organizuar zgjedhjet paqësore për parlamentin serb dhe zgjedhjet presidenciale, që është lajmi i mirë.
Pas sëmundjes zgjedore, çeshtja e KdheM-së që në fushatën nuk ka pasur rol të rëndësishëm, kthehet në skenë politike.
