
Java e kaluar është shënuar me fillimin e konsultimeve të presidentit të Serbisë Tomisllav Nikolliq me partitë që mund të formojnë mazhorancën parlamentare dhe të propozojnë mandatarin e ri. Duke marrë parasysh situatën e pandryshuar, kur bëhet fjalë për formimin e Qeverisë, në publik mund të dëgjohen spekulimet për ndarjen e ministrive në qeverinë e ardhshme. Skenën politike të Serbisë e ka përgatitur Jellica Tapushkoviq.
Megjithatë po përgatitet për inaugurim me 11 qershor, Tomisllav Nikolliq ka ftuar partitë me numrin më të madh të votave që të sillen në mënyrë përgjegjëse dhe sa më shpejtë të formojnë mazhornacën parlamentare. Në ditën e parë të javës së kaluar për konsultime të presidentit të Serbisë kanë ardhur përfaqësuesit e PPS-së, dhe siç është pritur kjo seancë ka qenë më shumë zyrtare, duke marrë parasysh që të dyja anat kanë mendimet gati të njëjta për politikën, të cilën në të ardhmën Qeveria duhet ta udhëheqë. Gjithashtu, ata kanë përfaqsuar edhe programin e qeverisë që do të ishtë më e vogla me 12 ministri dhe 2 zyra. Konsultimet me PD-në 3 herë kanë qenë më të shkurta dhe për atë kohë demokratët kanë paralajmëruar që se shpejti do të formojnë Qeverinë. Siç kanë thënë vetëm formalisht ka mbetur pajtimi me partnerët potenciale rreth programit ekonomik.
Në publik PD-ja dhe PPS-ja përfaqësohen si kundërshtarët e madhe, por në vende më të vogëla krijojnë bashkëpunimin. Nuk do të ishte e çuditshme që kjo do të ndohet edhe në parlament, megjithatë të dyja anat në fushatën parazgjedhore dhe pastaj në deklarata kanë pohuar që nuk do të bashkëpunojnë në nivelin më të lartë.
Analstët shohin disa opcione për formimin e qeverisë së re. Në publik gati çdo ditë paraqiten informacionet si do të jetë zyra e ardhshme, e përbërë nga anëtarët e koalicionit të fundit të qeverisë dhe kush të cilin vend ministror do të merrë. Duke mos marrë parasysh atë, nuk është e qartë në çfarë mënyrë do të plotësohen premtimet e shumta parazgjedhore, që se pari kanë pasur për qëllim mbledhjen e numrit më të madh të votave. Për tani, shumica prej politikanëve kanë filluar të distancohen nga potezet të këqija, duke folur nuk kanë marrë pjesë fare në krijim e tyre.
