
Çka presim nga qeveria e re
Sipas çfarë qeveria e re e Serbisë në krye me Ivica Daçiq do të jetë e ngjashme dhe sipas çfarë e ndryshme në krahasim me qeveritë nga 20 vjet të kaluar? Në pikëpamjen e parë, kjo qeveri është më e vogël, me e re, dhe sipas numrit të femrave e njëjta si ajo e Mirko Cvetkoviqit. Sipas Ivica Daçiq, disa gjera megjithatë do të ndryshohen. Më gjerësisht Mirjana Nikolliq.
Për të gjithë ata që të enjtën kanë ndjekur fjalimin e kryeministrit të ri, ka qenë ndonjë lloj të befasisë sepse disa minuta të para të fjalimit i ka kushtuar imazhit të keq demografik të Serbisë. Në të vërtet, numri i fëmijëve të linudur po zvogëlohet çdo vit duke marrë parasysh gjendjen e keq në shoqëri dhe standardin e ulët të jetës. Por ky problem egziston në shtet për shumë dekada, dhe deri tani nuk është përmendur si prioritet në fjalimin e ndonjë ministri. Fjalimi i kryeministrit Ivica Daçiq, tek familjet e rinj mund të krijonte shpresën që më lehtë do të gjejnë punën dhe strhimin dhe me atë që do të zmadhohet numri i fëmijëve. Por si do të vijmë deri këtu? Kryeministri ka ftuar për patriotizëm. Ka ftuar afaristët serbe që të investojnë në Serbi duke premtuar lehtësimet për biznes, dhe ka ftuar që të pagohet tatimi. Daçiq ka thënë që nuk ka ngrirje të pagave dhe pensioneve, nuk ka ndarje sipas përkatësisë gjonore, fetare dhe nacionale dhe prioriteti është drejtësia sociale.
Ekspozeu i kryeministrit ka qenë i gjerë, nuk ka pasur segmente të cilat nuk i nënshkruante shumica e qytetarëve të Serbëve. Qytetarët kanë zgjedhur eurointegrimet dhe mosnjohjen e pavarësisë së KdheM-së, dhe kështu Qeveria do të kryejë deyrën e vet. Mbetet të shihet si do të plotësohen premtimet e tjera parazgjedhore. Drejtori i ardhshëm i zyrës për KdheM-në Alleksandar Vullin, një herë në fushatën parazgjedhore për akuzën që koalicioni rreth progresistëve nuk ka program, është përgjigjur që programi rri në fjalët: „Nuk do të vjedhim“. Sipas paralajmërimeve të ministave të rinj, ky program do të jetë i mjaftueshëm.
Rikujtojmë që edhe Rajonet e Bashkuara e Serbisë pjesën më të madhe të fushatës e kanë bazuar mbi kërkesën „Të ndalohet punësimi partiak!“ Mllagjan Dinkiq disa herë ka përsëritur që mund të tolerohet ajo që ai është kryetari anëtari i partisë, por jo situara në të cilën nga oficieri më të ulet të pritet të jetë kuadroja e partisë. Sa do të respektohen këto premtime, do të shihet se shpejti në shembullin e ndërmarrjeve publike dhe me paralajmërimin e shuarjes së agjencive shtetërore.
Kur bëhet fjalë për qeveri të re, është interesante që në të ka politikanë me përvojë, persona të njohura që deri tani nuk janë marrë me politik, por edhe ato për të cilat publiku më i gjerë nuk ka dëgjuar. Do të përmendemi kryetarjen e deritanishme shumë të suksesshme të parlamentit, e cila është doktori i mjekësisë Sllavica Gjukiq Dejanoviq e cila do të merrë detyrën aspak të lehtë të ministrjes së mjekësisë. Minstrja e sportit do të jetë personi jopartiak, Allisa Mariq që 3 herë ka qenë e treta në shahun botëror. Me transport dhe ndërtim do të merret ministri me përvoj në disa qeveri Millutin Mrkonjiq dhe Vellimir Illiq, kurse në vendin e ministrit të kulturës ka ardhur Branisllav Petkoviq i cili është i njohur si pronari i muzeut të automjeteve dhe regjisori, dhe jo si politikan. Qeveria e re është interesante sipas asaj që në të do të punojnë dy përfaqëues nga Sanxhaku Rasim Lajiq dhe Sulejma Uglanin, kurse shembylli pozitiv është asaj edhe që resori i planifikimit hapësinor përket Millan Baçeviqit i cili ka doktoruar në atë fushë.
Publiku pajtohet që zgjedhja e kuadrove premton punën më të mirë të qeverisë. Madje kundërshtarët politike të kryeministrit Ivica Daçiq dhe përfaqësuesit të Tomisllav Nikolliqir presin që kjo qeveri, siç nuk ka qenë e pritur, të bëjë hapat e mira. Daçiq disa herë ka theksuar që puna e qeverisë së re do të jetë prova për të gjitha ministrat, por para se të gjithash për të, në vendin e kryeministrit. Është në interesin e të gjithve që të punojnë më mirë sa të mundeni, por për dukjen e rezultateve të para jepen 100 ditë.
