
Kryetari i Kuvendit të Serbisë Nebojsha Stefanoviq dhe ambasadori i Bjellorusisë Vlladimir Çushev, kanë paralajmëruar nxitjen e bashkëpunimit parlamentar të dy shteteve, dhe janë pajtuar që është e nevojshme të krijohet ambienti që do të lehtësojë bashkëpunimin mes afaristëve. Kryetari i parlamentit serb ka paralajmëruar që në periudhë të ardhshëm në Kuvend në Serbi do të formohet grupi miqësor me Bjellorusi. Stefanoviq ka theksuar që Serbia çmon qëndrimin parimor të Bjellorusisë në zgjidhjen e çeshtjeve kyçe që janë në lidhje me KdheM-në duke respektuar Rezolutën 1244 të KS-së së OKB-së.
