Të dielen raundi i dytë të zgjedhjeve presidenciale

18. 05. 2012. - 20:40 -- MRS
g

Në Vojvodinë me 20 maj, pranë zgjedhjeve për presidentin e Serbisë, do të mbahet edhe raundi i dytë të zgjedhjeve krahinore sipas sistemit të mazhorancës. Zgjedhjet për 120 deputetë të Kuvendit të Vojvodinës janë të konbinuara, kështu që 60 deputetë janë zgjedhur sipas sistemit proporcional me 6 maj, kurse gjysma e dytë do të zgjedhet të dielen. Në raundin e parë të zgjedhjeve asnjë kandidatë për deputet nuk ka fituar me shumë se 50 për qind të votave, sa është e nevojshme për tu futur në parlament. Në raundin e dytë do të fitojë zgjedhjet ai kandidat i cili fiton shumicën e votave. Në zgjedhjet sipas sistemit proporcional, koalicioni i tubuar rreth PD-së ka fituar 16 mandate, PPS 14, PSS –PPBS – SB 9, LSV 8 deputetë, radikalët 5, dhe PDS dhe AHV 4 mandate.