
Në turneun më të vjetër dhe më të shquar të tenisit në botë, që fillon të hënën në terrenin e Vimbldonit, tenisti më i mirë botëror Novak Gjokoviq do të mbron titullin, kurse Serbia do të ketë madje 8 përfaqësues. Novak Gjokoviq është vendosur për mbajtësin e parë, kurse Janko Tipsareviq është mbajtësi i 8-të. Në dublin, Nenad Zimoniq dhe austriaku Alleksander Peja do të jenë mbrojtësit e 6-të. Në konkurrencë femërore, 14-ta është Ana Ivanoviq, 18-ta Jellena Jankoviq, kurse këtë vit do të luajnë edhe Bojana Jovanoviq dhe Vesna Dollac që nga ky vit ka shtetasinë serbe. Në dublin Jankoviq do të luaj se bashku me Virxhini Razano nga Franca dhe Dollac me Ollga Savçuk nga Ukraina. Këtë vit fondi shpërblyes është zmadhuar për 10 për qind nga vlera prej 16.060.000 funtë.
