
Në vitin 2012 pritet eksporti rekord i prodhimeve ushqimore, që do të tejkalojë atë nga viti i kaluar prej 2.7 miliardë dollar. Në bazë të rezultateve nga katërmujorin e parë vlerësohet që eksporti do të jetë më i madh për 10 për qind. Për këtë temë më gjerësisht në rubrikën e rregulltë KRONIKA NDËRKOBËTARE EKONOMIKE. Shkruan Ranka Pavlloviq.
Në disa vite të fundit eksporti i prodhimeve bujqësore zmadhohet për 500 milion dollar në nivelin vjetor. Nga Serbia në vitin e kaluar janë eksportuar 1.7 milion tonë misër, më shumë se 500 mijë tonë grurë dhe miell dhe janë arritur të ardhurat më shumë se 700 milion dollar. Serbia më misër furnizon gati të gjitha blerësit e madh në botë. Kështu që ai është i pranishëm edhe në tregje në Japoni, Korea e Jugut, Vietnam dhe plasohet edhe në lindjen e afërme. Mes blerësve të mëdhenj në BE-në janë Spanja dhe Portugalia, deri tek cilat mallra vjen përmes Detit ti Zi, ndërsa rreth 15 për qind të eksportit të plotë plasohet në BdheH-në, Mali të Zi, Maqedoni dhe Shqipëri. Gruri kryesisht eksportohet në shtetet e rajonit, d.m.th. rreth 70 për qind shkon në tregun e shteteve CEFTA, dhe në shtete të Afrikës.
Kur bëhet fjalë për kultura të tjera, siç është soja, Serbia më shumë se 2 vjet eksporton këtë kulturë bujqësore. Për tani, bëhet fjalë për sasi më të vogla, që megjithatë, nuk janë për nënvlerësim. Kështu në vitin e kaluar janë eksportuar 50 mijë tonë të sojës, dhe egzistojnë kushtet që ky rezultat të arihet edhe në këtë vit. Soja e prodhuar në Serbi ka avantazhe krahasuese, sepse nuk është modifikuar gjenetikisht, dhe si e tillë kërkohet për konsumim njerëzor në tërë botën. Për sojën serbe janë interesuar edhe kompanitë nga Japonia, kurse sasitë më të mëdha plasohen në tregje të BE-së, para se të gjithash të Italisë.
Duke folur për prduke të tjera të bujqësisë, në vendin e dytë sipas vlerës së eksportit është sheqeri, që ka arritur të ardhurat prej 135 milion dollar, dhe pastaj vijnë gruri dhe vaji nga luledielli. Serbia në vitin e kaluar ka shënuar suficitin prej 1.3 miliardë dollar në shkëmbimin mallrash bujqësore dhe ushqimore ne botë, kurse tërë vlera e shkëmbimit është 4 miliardë dollar. Tregu i BE-së është partneri më i madh i Serbisë dhe konsumon gjysmën e eksportit vendor të ushqimit, ndërsa në tregun CEFTA realizohen sasitë pak më të vogla.
Prej shteteve të BE-së, Gjermania është blerësi kryesor i prodhimit të bujqësisë serbe, çfarë në vitin e kaluar ka sjellë të ardhurat prej 200 milion dollar ose 7 për qind prej eksportit të plotë.
Në Serbi me buqësi merren më shumë se 800 mijë familje, dhe njerëzit më shumë janë interesuar për pjesëmarrjen në punët të industrisë bujqësore, që në pajtim me rritjen e numrit të banorëve, realizon vlerësimin më të madh, jo vetëm në nivelin lokal por edhe në global, duke mos marrë prasysh krizën globale.
