Volejbollistët e Serbisë në Londër

09. 06. 2012. - 18:34 -- MRS
odbojka

Kombëtarja e Volejbollit të Serbisë është plasuar në Lojrat Olimpike në Londër, pasi që në mëngjes në Tokjo ka mundur Iranin me rezultatin 3:0 në sete 30:28, 30:28, 25:22. Serbia në atë mënyrë një raund para fundit ka siguruar vetës vendin e parë në turnen e kualifikimeve ndërkombëtare në Tokjo. Pas luajtjes në Pekin në vitin 2008, volejbollistët e Serbisë do të marrin pjesë edhe në Lojrat në Londër. Më parë, në Moskë, Atlantë dhe Sydney kanë luajtur në emrin Jugosllavia, kurse në vitin 2004 në Athinë nën emrin Serbia dhe Mali i Zi.