Volejbollistjet e Serbisë janë më të mirë nga Argjentina

24. 06. 2012. - 19:04 -- MRS
o

Kombëtarja femërore e volejbollit të Serbisë me fitorjen ka mbaruar pjesëmarrjen në turneun Gran Prix për këtë vit, pasi që në Bangkok, në raudin e tretë të grupit J ka mundur Argjentinën me rezultatin 3:0. Pranë Tajpehut kinez nuk ka asnjë fitorje, kurse bilanci i kombëtarjes serbe në fund është: 3 fitorje dhe 6 disfate. Në turneun final të Gran Prixit të 20-të, që do të mbahet nga 27 qershor deri më 6 korrik në Ningbou (Kina), do të marrin pjesë 6 kombëtarje - Kina si organizator dhe 5 më të suksesshme pas 3 raunde të luajtur.