
Nënkryetari i parë i Qeverisë dhe Ministri i Mbrojtjes së Serbisë Alleksadar Vuçiq ka theksuar në bisedë me komandantin e Gardës kombëtare të Ohios gjeneral-majorin Debora Eshenhurst që Serbia nuk do të anëtarsëohet në NATO-n, por, në kuadër të Kampionatit për Paqe do të vazhdojë të zhvillojë bashkëpunimin e mirë me të gjithë. Është theksuar rëndësia e bashkëpunimit në kuadër të Programit të Partneritetit shtetëror, që në mënyrë e dyanëshme është i rëndësishëm dhe i dobishëm në të gjitha segmente të bashkëpunimit bilateral ushtarak. Vuçiq, siç është thënë nga zyra e tij, ka shprehur shpresën që Garda kombëtare të Ohios do të vazhdojë të përkrahë reformën e sistemit të mbrojtjes së Serbisë dhe projekte të përbashkët, duke falëndëruar anën amerike për ndihmën në modernizimin edh pajisjen e Ushtrisë së Serbisë. Programi i partneritetit shtetëror me Serbinë është njëri prej më të cilësore që SHBA-ja realizon me më shumë se 60 shtete, ka thënë Eshenhurst dhe ka konfirmuar vazhdimin e mbështetjes dhe ndihmës së Ushtrisë së Serbisë.
