Vuqiq dhe Lambsdorf: Nuk ka kushte te reja per Beogradin

01. 08. 2012. - 15:59 -- MRS
vl

Serbia deshiron te behet antare e BE, kurse te gjitha kushtet ne ket rruge jane te njoftur. Plotesimi I tyre nuk do te jet ilehte, por eshte ne interesin me te mire te shtetit dhe qytetarve, ka deklaruar nenkryetari I pare I Qeverise se Serbise Aleksandar Vuqiq pas bisedes me zyrtarin e MPJ te Gjermanise, Nikolas Graf Lambsdorf ne Beograd. Ka pergaditur Sandra Pekiq.

Vuqiqi ka then qe Serbia deshiron ti takon familjes se popujve evropian, si dhe marrdhenjet me te mira me Gjermanin si vendin me te rendesishem ne BE. Gjithashtu ka theksuar qe Qeveria e Serbise eshte e vendosur qe te largon korrupcionin dhe kriminalin e organizuar.

Vuqiq ka shprehur pritjen qe ne rrugen per BE nuk do te ngritet qeshtje e njohjes se Kosoves. Duke theksuar qe Qeveria e Serbise do te rrespekton te gjitha marrveshjet e Brukselit, Vuqiq ka paralajmrue qe ne javet e ardheshme do te punohet ne arritjen e konsenzuesit kombetar per qeshtjen e KdheM.

,,E dijme qe ne dialogun me Prishtinen shume vendime per Serbine do te jen te veshtira, dhe qe Beogradi duhet te ben compromise. Kame kerkuar qe Berlini te ndikon mbrenda mundesive te veta qe compromise te ben edhe Prishtina, dhe jo vetem pala serbe”, ka then zevendeskryeministri Vuqiq.

Nikolaus Graf Lambsdorf ka then qe Gjermania po perkrah vazhdimin e dialogut ne mes Beogradit dhe Prishtines. Sipas fjalve te tija, Berlini shpreson qe ne dialog do te arrihet rezultati I cili eshte I nevojshem per perparimin e Serbise kah Brukseli.

Kjo do te thote arritja e marrdhenjeve afatgjate me Prishtinen. Gjithashtu egzistojne paralajmrimet qe ky dijalog ne shtator munde te zhvillohet ne nivelin me te larte, ndoshta edhe ne udheheqjen e Ketrin Eshton, ka then I derguari special prane MPJ te Gjermanise per Evropen juglindore.

Ai ka shtuare qe Berlini po perkrah dialogun teknik ne mes Beogradit dhe Prishtines dhe qe tani duhet te plotesohen marrveshjet. Nuk ka kushte te reja per hyrjen e Serbise ne BE, perveq atyre qe jane te njohura, qe ka parashtruare KE, ka then Lambsdorf duke shtuare qe ka fituare pershtypjen qe udheheqesia e re e Serbise eshte e perkushtuare ti ploteson keto kushte.