
Për festën më të madhe kristiane – Pashkët lidhen zakonet që kanë shumë karakteristika të mesimeve të kishës dhe prakitikës së kishës. Supuzohet që pamjaftueshmëria e zakoneve popullore, që janë në lidhje më këtë festë, janë pasoja që festa e Pashkëve të krishtera është e lëvizshme. Më gjerësishtë Jellica Tapushkoviq.
Ajo çfarë karakterizon festën e Pashkëve dhe zakonet e saj është fakti që Kisha Ortodokse serbe ka miratuar disa rituale pagane dhe u ka dhënë vulën kristiane, të cilat populli i ka pranuar. Zakonet popullore janë luajtur edhe para ditës kur është shënuar festa e Pashkëve. Pra, java e fundit të agjërimit, quhet java e Madhe, si edhe disa ditë në të, siç janë e enjta e Madhe dhe e premtja e Madhe. Duke konsideruar që e premtja e Madhe konsiderohet si ditë kur Jezusi është kryqëzuar, të gjitha zakonet janë në shënjë të asaj ngarje të trishtuar. Në disa pjesë të Serbisë, ëshë besuar që të premten e Madhe çdo gjë ndalohet – ujërat e erërat, kurse toka dridhet. Në pajtim me atë, sillej populli, kështu që në Homole femrat nuk laheshin dhe kreheshin, kurse në vendin Popovo Pole, nuk pihej vera sepse konsiderohet që në atë mënyrë pihet gjaku i Krishtit. Puna në shtepi dhe fushë ka qenë e ndaluar, dhe e vetmja gjë e lejuar ka qenë përgatitja për festimin e Pashkëve, para se të gjithash ngjyrosja e vezeve. Vetëm ngjyrosja e vezeve ëshë specifikimi i kësaj feste. Shumë popuj, edhe Serbët, venë e konsiderojnë si lindje të jetës së re, dhe atë fakt e mbështesin edhe të dhënat nga mitologjia e popujve të vjetër.
Vezet e Pashëve zakonisht po ngjyrosen të enjten e Madhe dhe të premten e Madhe, kurse sipas traditës popullore serbe, këtë punë nuk e kryente çdokush, dhe janë respektuar disa rregulla. Megjthatë janë përdorur ngjyra të ndryshme, ngjyra e kuqe ka qenë e detyrueshme, dhe në disa pjesë të Serbisë ka qenë e vetmja ngjyrë të lejuar, sepse sipas legjendës, një nga ushtarët që ka ruajtur trupin e Krishtit të kryqëzuar, ka thënë që Krishti do të ngrihet në qoftë se pula e pjekur galleron dhe jep vezet e kuqe. Me vezët është mbaruar agjërimi i disa javëve, kurse ka egzistuar edhe zakoni që me vezët lyhet fytyra e fëmijëve, kurse familjarët janë larë me ujin në të cilin vezet kanë kaluar natën. Megjithatë, edhe të gjitha vezet e kuqe nuk kanë rëndësi të njëjtë, sepse veja e parë e ngjyrosur quhet „rojtari i shtepisë.“ Për të, besohet që ka fuqi të jashtëzakonshëm, prandaj është përdorur në magjinë e pjellorisë së grave, por edhe për mbrojtjen e njerëzve dhe shëndetësisë së tyre. Veja „rojtari i shtëpisë“ është përdorur edhe për mbrojtjen e fushave me drithra, prandaj shpesh është futur nën tokë në oborr ose në fushë. Megjithatë, duhet të kujdeset me atë ve, sepse keqpërdorimi sjell dëmin.
Zakoni i tjetër i rëndësishëm, të lidhur me këtë festë, është Kungata e Shenjtë, që përveç në kishë është kryer edhe në natyrë duke ngrënë gjethet e murrizit dhe lajthit. Në Serbinë lindore dhe jugore, zakoni i tillë është quajtur „komkanje“ gjatë të cilit gjethet vendosen në verë. Të gjithë familjaret kanë pasur për detyrë që të pinë atë verë, pas të cilës kanë thënë dëshirat e veta për lumturi në pragun e shtëpisë.
Njëri prej zakoneve të Pashkëve është edhe dreka solemne familjare, me të cilën zyrtarisht mbarohet agjërimi i 7 javëve. Në disa pjesë të shtetit ka qenë e zakonshme edhe dreka e tërë fshatit nën një pemë, kurse për atë drekë sigurisht po haheshin embëlsirat e Pashkëve dhe mishi i derrit ose deleje.
Festa e Pashkës festohet, si edhe Krishtlindjet, disa ditë, dhe për shkak të simbolizmit që e ka, kondiserohet si ditë në të cilën duhet të gezohemi dhe shoqërohemi me familjaret.
