
Situata ekonomike në Serbi është e rëndë, por nuk kërcënon kolapsi financiar, si në rastin e Greqisë dhe shtete të tjera, që i ka kapur kriza e borxhit, janë pajtuar analistët amerikane. Për atë arsye është shumë të rëndësishme që qeveria e re menjëherë të miratojë paketin e masave që do të mundësonte zgjidhjen e problemeve më të rrezikshme. Megjithatë për atë temë në publikun profesional mund të dëgjohen mendimet e ndryshme, shumica prej tyre pajtohen që prioriteti është financimi i deficitit buxhetor. Më gjerësisht në KRONIKËN NDËRKOMBËTARE EKONOMIKE. Shkuran Bilana Bllanusha.
Problemet më të mëdhenj, me të cilët ballafaqohet Serbia, janë zmadhimi i deficitit buxhetor dhe borxhit publik, paaftësia paguese dhe niveli i madh i papunësisë. Sipas të dhënave të qeverisë së Serbisë, deficiti buxhetor deri në fundin e vitit do të jetë më i madh nga ai të planifikuar për 350 milion euro. Aryseja për të, është zvogëlimi i të ardhurave në arkën shtetërore për shkak të ritjes më të ulët ekonomike nga ai të projektuar. Si në publik shpesh mund të dëgjohet që zmadhimi i deficitit buxhetor është pasoja e shpenzimit të pakontrolluar, Ministria e financave ka deklaruar që në 6 muaj të parë, nga shuma e planifikuar për shpenzim, është shpënzuar e gjysma. Duke marrë parasysh që, kur bëhet fjalë për rritjen ekonomike, për periudhë të ardhshme, parashikimet nuk janë aq të mira, dhe mund të pritet thellimi i ndarjes mes të ardhurave dhe shpenzimit në buxhet. Prandaj, tani është shumë të rëndësishme si do të zvogëlohet deficiti në arkën shtetërore dhe kjo do të jetë detyra e parë të qeverisë së re. Këshilli fiskal ka vlerësuar që kursimet në buxhet janë të mundhshme përmes zvogëlimit të shpenzimeve në shumë sektore, por kjo nuk është e mjaftueshme, dhe për atë asrye si masa përfundimtare është propozuar të zvoglohen pagat dhe pensionet në sektorin publik. Kjo zgjidhje, megjithatë, nuk është e pranuar, sepse kjo nuk është e pranueshme për disa parti që do të jenë në zyrën e re. Alternativa është edhe huamarrja e re, çfarë tërheqë edhe çeshtje të re të borxhit publik, që tani ka kapërcyer kufirin e parashikuar me ligj.
Sipas fjalëve të anëtarit të Këshillit fiskal Vlladimir Vuçkoviq, nevojitet të kujdeset tek formimi i programit të ri ekonomik. Ai ka paralajmëruar që mund të jenë të rrezikshme idetë, që mund të dëgjohen nga përfaqësuesit e disa partive politike, për zgjidhjen e problemeve më të rënda. Ndoshta, motivet janë të mirë, por nuk çojnë të gjithë deri tek qëllimi kryesor që është zmadhimi i të ardhurave ekonomike dhe punësimi. Sipas fjalëve ti tija, kjo veçanërisht ka të bëjë me investimin shtetëror në sferën monetare dhe idenë për përdorimin e rezervave valutore për investime, si edhe huamarrje të reja, kurse përmendet edhe shuma prej 10 miliardë euro. Megjithatë kjo nuk duket si zgjidhja e mirë, pasojat mund të jenë katastrofike në pikpamjen e inflacionit shumë të lartë dhe eskplosionit të tërë borxhit, çfarë më shumë do të komlikonte situatën ekonomike.
Që duhet të kujdeset me huamarrje të reja paralajmërojnë edhe në Bankën Popullore të Serbisë, sepse lartësia e borxhit publik ka kapërcyer kufirin e lejuar me ligji me çfarë nevojitet të ndryshohet politika fiskale. Megjithatë, në Serbi, në periudhë të kaluar është zmadhuar rejtingu kreditor, kjo mund të ndryshohet, dhe shembulli më mirë janë shtete të BE-së, që i ka kapur kriza e borxhit. Prandaj, analistët ekonomike paralajmërojnë që zmadhimi i borxhit publik të mëtejshëm mund të kushtojë shumë dhe kjo duhet të kemi parasysh tek miratimi i politikës së re ekonomike për periudhë të ardhshëm.
