Zyra për KdheM-në ka bërë kërkesën për vlerësimin e kushtetueshmërisë së privatizimit

22. 08. 2012. - 18:32 -- MRS
v

Zyra e Qeverisë së Serbisë për KdheM-në ia ka bërë kërkesën Gjyqit Kushtetues për vlerësimin e kushtetueshmërisë të gjitha privatizimeve në territorin e krahinës jugore, nga viti 1999 deri sot – është deklaruar në Beograd. Drejtori i Zyrës Alleksandar Vullin pak kohë më parë ka paralajmëruar që në Gjyqin Kushtetues së Serbisë dhe institucionet ndërkombëtare do ta hapë çeshtjen e legjitimitetit të privatizimit në KdheM-në. Ai ka theksuar që nuk mund të blihet ajo çfarë është e vjedhur. Duke treguar që ky proces në KdheM-në është kryer sipas parimit monoetnik dhe që Serbët nuk kanë marrë pjesë në të, Vullin ka theksuar që privatizimi i tillë nuk është i qëndrueshme. Disa ditë më parë është paralajmëruar që ish-sekretarja amerikane shtetërore Medllin Ollbrajt, që ka pasur rolin kyç në administratën e Bill Kllintonit në diplomacinë ndërkombëtare për njohjen e KdheM-së në vitin 2008, përmes kompanisë së vet „Albright Capital Management“ blen Postën dhe Telekomunikimin e KdheM-së (PTK). Është simptomatike, që megjithatë bëhet fjalë për pronën e shtetit të Serbisë, pak kohë më parë edhe gjenerali Veslli Kllark, komandanti i NATO-s për Evropë gjatë bombardimit të Republikës Federale të Jugosllavisë, ka kërkuar nga pushteti prishtinas lejën për hetimin e rezervave të thëngjillit për prodhimin e naftës sintetike.